Asambleja e Partisë Socialiste i ka mbyllur punimet. Në përfundim të saj pati vetëm një komunikim të shkurtër të S...
14:33
Tre trafikantë kosovarë armësh, të lidhur me Cosa Nostran
Lapsi.al 6 February 2018
Në një operacion arrestimesh të përbashkët midis DEA’s amerikane dhe Policisë së Kosovës, vitin e kaluar e pësuan 12 persona, të gjithë të dyshuar për krim të organizuar. Sot, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 3 prej tyre për trafikim me armë. Këta tre persona mendohet se kanë pasur lidhje me Albert Veliun, i cili dyshohet se ka drejtuar një operacion fitim prurës si diler armësh, drogës dhe pastrim parash dhe mbante lidhje me njerëz të “Cosa Nostras”.
Tetë persona u arrestuan vitin e kaluar nga DEA në New York dhe katër persona u arrestuan në Kosovë nga Policia e Kosovës. Sot, të martën, më 06 shkurt 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrit aktakuzë ndaj tre personave për trafikim të armëve.
A.K. (30-vjeçar), M.D. (31-vjeçar), D.P. (24-vjeçar), janë personat që Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë për vepër penale trafikim me armë.
Këta të tre, sipas prokurorisë, kanë vepruar si grup kriminal në krye me Albert Veliun. Ndaj këtij të fundit është duke u zhvilluar procedurë penale në SHBA. Veliu dyshohet t’ia ketë shitur një agjenti të infiltruar një AK-47 dhe një raketahedhës “zollë”.
Mirëpo, kush është Albert Veliu?
Albert Veliu
Detyra e përditshme e Albert Veliut ishte si një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, për ta vozitur Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Teuta Sahatqija nëpër trafikun e New Yorkut.
“...gjatë muajit prill dhe maj 2017 në territorin e SHBA-së, agjenti i policisë Amerikane nga DEA (Drug Enforcement Administration), nën mbulim, ka lidhur marrëveshjen me A.V., për blerjen e 15 copë armë automatike kinse për luftën e narko- karteleve në Meksikë dhe për këtë ia ka dhënë të hollat të pandehurit A.V.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria pretendon se përmes të pandehurve është organizuar dorëzimi i armëve në Kosovë, dhe këta ia kanë dorëzuar armët oficerit policor të Policisë së Kosovës nën mbulim, i cili ka qenë duke zbatuar masat e fshehta të blerjes së simuluar.
Një njoftim i Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së që u lëshua qershorin e vitit të kaluar, thotë se Albert Veliu dhe Anthony Noterile do të dërgohen në Gjykatën Federale të Bruklinit në New York me akuza që kanë të bëjnë me pastrim parash dhe trafik narkotikësh. Të njëjtëve, nga DEA, iu janë konfiskuar edhe armë AK-47 dhe një anti-tank.
Personat që u arrestuan në SHBA e që lidhen me këtë rast ishin: Albert Veliu, 34-vjeçar, Christopher Curanovic, 35-vjeçar, Anthony Noterile, 56-vjeçar, Xhevat Gocaj, 50-vjeçar, Dilber Kukic, 45-vjeçar, Agim Rugova, 45-vjeçar, Ekram Sejdija, 40-vjeçar, Alban Veliu, 32-vjeçar.
Anthony Noterile
Më 27 qershor 2017, me një aksion të koordinuar mes policisë e prokurorisë së Kosovës dhe të SHBA–ve, të gjithë të pandehurit janë arrestuar në flagrancë, në territoret e të dy shteteve.
Hetimet e para nga DEA thonë se kanë zbuluar se Christopher Curanovic, një anëtar i “Cosa Nostra”, kishte provuar të zhvaste një borxh nga një ish-anëtar i bandës kriminale.
“Agjentët kanë arritur të shohin se Veliu, Curanovic dhe Noterile, kishin krijuar skemë jolegale në të cilën bënin pastrimin e parave”, thuhej në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA’së.
Gjatë këtij hetimi është parë se të dyshuarit kishin arritur të bënin pastrimin e rreth 800 mijë dollarëve. /Morena Kokollari, GazetaExpress/
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas mbledhjes së Komisionit Evropian, i cili paraqiti Strategjinë për Zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
...
Tre ndërtesa të reja të larta do të rrethojnë Sheshin Skënderbej—zhvillimi i njërës ndërtesë është miratuar, kurse dy të tjerat janë planifikuar të miratohen së...
Aksionet kundër trafikimit të lëndëve narkotike në Greqi nuk kane të ndaluar. Kjo për shkak të fluksit të madh të drogës që ka hyrë nga Shqipëria. Policia greke...
Pasuria me vlerë rreth 1.4 milionë euro e sekuestruar sot në Lezhë ishtë në pronësi të familjes së shtetasit Valentin Selaj, i cili është arrestuar në Itali në ...
Shirat e ditëve të fundit, përpos përmbytjeve në jug, kanë shkaktuar edhe rritjen e nivelit të Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat n...
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë mbi bazen e materialit...
Pas Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen Habilaj-Tahiri. Burime të sigurta pohuan se prokuroria i ka përcj...
Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që po e pengon anëtarësimin e Serbisë në B...
Sokol Lami i ka vjedhur plot 9 milion dollarë buxhetit të shtetit shqiptar. Ai ndërtoi një skemë mashtrimi me TVSH-në duke vjedhur shumën e madhe të parave. Ndë...
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket uljes së shpenzimeve në fushatat zgjedhore. Edhe pse komisioni i posaçëm parla...
Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme
Festë e madhe në Amsterdam Arena, ku Holanda fiton 7-0 kundër Greqisë, e cila deri më tani kishte treguar paraqitje befasuese në Nations League, dhe merr vendin e parë në grup, duke u shkëputur pikërisht nga rivalët e mbrëmjes së sotme.
Fillimisht pati një bisedë mes vëllezërve Esposito dhe më pas Sebastiano vendosi që penalltinë në rezultatin 1-1 mes Italisë dhe Francës ta gjuante ai dhe jo Pio.
Robert Enke vuante nga depresioni dhe e kishte mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë, kreu vetëvrasje duke u hedhur përpara një treni në një kalim hekurudhor pranë shtëpisë së tij, në Eilvese të Saksonisë së Poshtme.