Flash

Dorëzohet në polici/ Si arriti biznesmeni t'i vidhte shtetit shqiptar 9 mln dollarë me anë të mashtrimit

Lapsi.al 6 February 2018
Dorëzohet në polici/ Si arriti biznesmeni t'i vidhte shtetit

Sokol Lami i ka vjedhur plot 9 milion dollarë buxhetit të shtetit shqiptar. Ai ndërtoi një skemë mashtrimi me TVSH-në duke vjedhur shumën e madhe të parave. Ndërkohë, sipas Report TV, ditën e djeshme Lami është dorëzuar në policisnë e Tiranës i shoqëruar edhe nga avokati mbrojtës. Dy javë më parë policia vuri në pranga 6 biznemenë dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.

Të 11 biznesmenët për të përfituar kompensimin e TVSH-së, kishin regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje.

Kreu i kësaj skeme ishte Sokol Lami, i cili para pak ditësh u shpall në kërkim nga policia për vjedhjen e 9 milion dollarëve nga shteti shqiptar. Ai, së bashku me 10 shtetasit e tjerë kishin krijuar më shumë se 50 subjekte vitet e fundit.

Lami i kontaktonte këta biznesmenë duke i mashtruar se do u gjente punë. Sokol Lami u ka marrë dokumentet e identifikimit dhe i ka çuar para një noteri për të firmosur prokura. Më pas në emrin e tyre ai ka regjistruar bizneset. Disa nga të arrestuarit kanë qenë në punët e tyre, ku njëri prej tyre merrej me shitjen e bananeve në rrugë.

Më pas Sokol Lami plotësonte faturat e TVSH-së ne emër të biznesmenëve, sikur kishin kryer blerje të ndryshme me njëri-tjetrin, por në realitet nuk kishin bërë asnjë shkëmbim tregtar. Faturat fiktive, ai i dorëzonte te Drejtoria e Tatimeve ku merrnin rimbursimin prej 20% të TVSH-së për çdo blerje që kishin kryer.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI