Flash

Aksioni kombëtar/ Bashkia Lezhë nuk paguan faturat e ujit, 200 milion lekë borxh

Lapsi.al 6 February 2018
Aksioni kombëtar/ Bashkia Lezhë nuk paguan faturat e ujit, 200 milion

Në një kohë kur po flitet për nisjen e aksionet të ujit nga ana e qeverisë, janë vetë institucionet shtetërore ato nuk e paguajnë ujin. Kështu bashkia e Lezhës qëndron në krye të listës së debitorëve ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit me një borxh prej 200 milion lekësh, ndërsa lista përfshin edhe institucione të tjera. Të mërkurën të gjithë drejtuesit vendorë do të paraqiten para prefektit të Lezhës, ku boxhet e institucioneve ndaj Ujësjellësit do të jenë në qendër të diskutimit.

Insitucionet shtetërore në Lezhë janë borxhlinjtë e mëdhenj ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve. Taskforca e posaçme e ngritur për monitorimin e reformës së ujit ka evidentuar listën e debitorëve, ku në krye qëndron Bashkia me 200 milion lekë.

“Ka institucione shtetërore, por bashkia ka pjesën më të madhe, rreth 200 milionë lekë të vjetra. Në takim do të vendosim për gjithçka sesi do të operojmë në të ardhmen, toleranca do të jetë zero. Por për të filluar do të nisë nga institucionet shtetërore dhe bizneset e qarkut.” – tha prefekti i Lezhës Ndoc Zogu.

Ndërkohë në të gjitha Bashkitë e vendit vijon aksioni për verifikimin e lidhjeve të ujit për bizneset me paralajmërimin se nuk kapet në shkelje do të përballet me drejtësinë.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI