Flash

U shkarkua nga Hipoteka me urdhër të Ramës, gjykata i jep 10 rroga shpërblim

Lapsi.al 6 February 2018
U shkarkua nga Hipoteka me urdhër të Ramës, gjykata i jep 10

Gjykata e Korçës ka dëmshpërblyer ish-kreun e hipotekës në Korçë i cili u shkarkua n ga detyra një vit më parë nga kryeministri Rama.

Ish-regjistruesi i Korçës Klajdi Terova refuzoi kërkesen e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.

Terova: Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lire, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga puna.

Gjykata e Korçës pranoi argumentat e Terovës, duke caktuar si mase demshperblimi per pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja.

Ish-regjistruesi Klajdi Terova u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.

Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen për shkak të cënimit të interesave të qytetarëve.

Terova paraqiti dorëheqjen një ditë pas takimit me kryeministrin.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga KLSH dhe një grup i Ministrisë së Drejtësisë, ndaj Terovës u mor masa e shkarkimit nga detyra.

Raporti i KLSH konkludonte se Hipoteka e Korçës i kishte shkaktuar 40 mln lekë dëm buxhetit të shtetit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI