Flash

Botërori 2022, mijëra shqiptarë punojnë në ndërtimin e stadiumeve në Katar

Lapsi.al 6 February 2018
Botërori 2022, mijëra shqiptarë punojnë në

Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ibrahim Hashim al Sada në një intervistë tha se janë mijëra shqiptarë që po punojnë në Katar në ndërtimin e stadiumeve të reja për Botërorin 2022.

Në bashkëbisedimin me gazetarin Arbër Hitaj në emisionin "Passport" në Scan.tv ai evidentoi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa thekson vullnetin për të forcuar dhe më tej bashkëpunimin.

“Ekziston dhe një Marrëveshje e Përbashkët Bashkëpunimi midis dy vendeve për punësimin e shqiptarëve në shtetin e Katarit. Në fakt, nuk ka statistika zyrtare për numrin e punëtorëve shqiptarë në Katar për shkak se disa hyjnë e të tjerë dalin sipas vëllimit të punimeve, por në total numri i tyre i kalon disa mijëra.

Shqiptarët në Katar punojnë në shumë fusha dhe jo vetëm në ndërtim. Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorët e shërbimit, si hoteleri etj” ka zbuluar Hashim në intervistën e tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI