Flash

Sekuestrohen 1.4 milion euro pasuri në Lezhë, ishte vënë nga veprimtaria kriminale

Lapsi.al 6 February 2018
Sekuestrohen 1.4 milion euro pasuri në Lezhë, ishte vënë nga

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal . Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:

• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;

• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);

• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;

• 9 automjete luksoze.

Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.

Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:

- P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;

- V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;

- A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.

Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

Të këshilluara

Serbia kërkon ndarjen e Kosovës

Serbia duhet të kërkojë një marrëveshje për ndarje me Kosovën fqinje në mënyrë që t’i jepet fund një mosmarrëveshjeje që po e pengon anëtarësimin e Serbisë në B...

15:44

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI