Flash

Greqi, shqiptari plagoset me thikë dhe tentohet t'i rrëmbehet e dashura

Lapsi.al 6 February 2018
Greqi, shqiptari plagoset me thikë dhe tentohet t'i rrëmbehet e

Një shqiptar në Greqi është plagosur me thikë pasi u sulmua nga tre persona,  të cilët pasi kanë dhunuar dhe goditur me thikë shqiptarin, ata kanë tentuar që t’i marrinë të dashurën e tij, me të cilën ishte e shoqëruara kur ndodhi ngjarja.

Sulmi ndaj shqiptarit dhe të dashurës së tij ka ndodhur në orën 03:00 të mëngjesit të së hënës, teksa ata kanë qenë duke ecur jo shumë larg stacionit të Policisë së Athinës. Tre persona me maska u janë afruar atyre, ndërsa kanë goditur me grushte dhe më pas me thikë shqiptarin duke e lënë të plagosur.

Ata kanë tentuar që të marrin me dhunë të dashurën për ta futur në një furgon që e kishin parkuar aty afër. Por, ajo ka bërtitur duke bërë që të tërheq vëmendjen e patrullës së policisë, e cila ndodhej afër, ku policët kanë shkuar menjëherë në ndihmë të tij.

Një prej agresorëve është arrestuar nga policia, ndërsa dy të tjerët kanë mundur që të arratisen. Edhe pse emri i tij nuk bëhet i ditur, mediat greke kanë raportuar se ai është një shtetas shqiptar, i cili ka qenë i depërtuar 4 herë nga Greqia. Përveç kësaj, shqiptari ishte përfshirë edhe në grabitjen e një studenti grek, duke e kërcënuar atë me thikë.

Policia e Athinës ka sqaruar se po heton për të identifikuar dhe arrestuar dy personat e tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka raportuar se shqiptari i sulmuar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Të këshilluara

Dosja e CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin

Prokuroria thërret ish-ministrin e qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Mësohet se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimi...

18:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI