Flash

EMRI/ Vrau në Shqipëri në 97-ën, kapet me drogë në Irlandë

Lapsi.al 6 February 2018
EMRI/ Vrau në Shqipëri në 97-ën, kapet me drogë në

Një shqiptar i dënuar më herët për vrasje në Shqipëri ka rënë sërish në burg në Irlandë për çështje droge. I arrestuar është Jaçe Pelivani, 49 vjeç i cili u vu në pranga në Dublin në 18 maj 2017 duke drejtuar një furgon brenda të cilit kishte kanabis. Në gjykatë u tha se arrestimi erdhi pas një informacioni për mbërritjen e një sasie droge në portin e këtij qyteti. Policia gjeti 34 kg kanabis pas një kontrolli të imtësishëm të furgonit.

Vlera e drogës në treg arrinte në 680 mijë euro. Shqiptari i arrestuar e pranoi krimin. Në gjykatë u mësua se ai ishte dënuar edhe në Shqipëri në nëntor të vitit 2000 në mungesë për një vrasje të ndodhur në një lokal në 19 korrik 1997. Avokatja e tij tha se Pelivani kishte pasur probleme me bixhozin. Ai ishte futur në borxhe në një kompani në Londër e cila e kishte detyruar të pastronte disa para.

Ai i kishte humbur paratë në kumar dhe për këtë shkak të njëjtët persona e kishin detyruar që të shpërndante drogë. Ai tha se do të paguhej 600 euro për këtë punë. Ai tha se nuk kishte qenë në Irlandë më herët, por kjo ishte një gënjeshtër. Gjykatësi tha se autoritetet shqiptare nuk kishin nxjerrë ndonjë urdhër ndërkombëtar arresti për të me qëllim ekstradimi. Për këtë ai do të vuajë 6 vite burg për çështjen e drogës së kapur në maj të vitit të kaluar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dosja e CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin

Prokuroria thërret ish-ministrin e qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Mësohet se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimi...

18:16

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI