Flash

VIDEO/ Kamera e fshehur në TV plazmë zbuloi laboratorin e kokainës së shqiptarëve

Lapsi.al 6 February 2018
VIDEO/ Kamera e fshehur në TV plazmë zbuloi laboratorin e

Karabinierët e Compagnia Torino San Carlos arrestuan 48 persona të cilët kishin mundur të krijonin një organizatë kriminale trafikantësh droge. Policia e zbuloi rrjetin nëpërmjet një kamere të fshehtë të fshehur në një TV plazmë. Trafikantët kishin krijuar madje edhe një “seli të tyren”.

Fillimisht u arrestuan 7 persona, por nga këqyrja e pamjeve u identifikuan edhe 41 persona të tjerë. Furnizuesit e drogës thuhet se janë 2 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk jepet. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 160 mijë euro “cash” dhe pasaporta të falsifikuara. Paratë riinvestoheshin për blerje kokaine, ndërsa një pjesë mbahej për të mbuluar shpenzimet ligjore të bashkëpunëtorëve të paraburgosur. ©LAPSI.al

https://youtu.be/cJg2gkkuDiM

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI