Flash

'Sherr' live në emision, Shpëtim Idrizi përplaset me minoritarin Orfea Beci: Ik pyet gruan në shtëpi për çështjen çame (VIDEO)

Lapsi.al 6 February 2018
'Sherr' live në emision, Shpëtim Idrizi përplaset me

Një përplasje verbale ka ndodhur sonte në emisionin ‘Studio e Hapur’ të drejtuar nga gazetarja Eni Vasili në televizionin News 24. Protagonistë ishte kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe studiuesi me kombësi greke, Orfea Beci. Ky i fundit ishte në lidhje direkte Gjirokastra, ndërsa Idrizi ishte në Tiranë. Në nisje të fjalës së tij Orfea Beci u shpreh me një lloj përbuzje për çështjen çame, e cila sipas tij nuk ekziston fare dhe më tej ai ironizoi Idrizin duke thënë se çështja çame është çështje ullinjsh që nuk duhet marrë në konsideratë fare.

Kjo ka provokuar një reagim të ashpër nga kreu i PDIU-së. Pasi shkëmbeu disa deklarata me Becin, Shpëtim Idrizi u largua nga lidhja direkte në emision duke i thënë atij: “Për çështjen çame, shko pyet gruan në shtëpi...” Idrizi la kështu të kuptohej se bashkëshortja e Orfe Becit është me origjinë çame. Ndërkohë gazetarja Eni Vasili u mundua të sqaronte këtë incident duke e pyetur Becin për bashkëshorten e tij, nëse ajo ishte me origjinë çame apo jo, sikundër la të të kuptohej Idrizi. Por ndërkohë Beci ka thënë thjesht se bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare, sikundër janë në fakt edhe çamët. Ai refuzoi t’i përgjigjej direkt pyetjes nëse është apo jo çame bashkëshortja e tij, por nuk e mohoi në mënyrë kategorike, duke lënë të kuptohej se Idrizi kishte të drejtë në atë që i tha për bashkëshorten. “Është kaq e rëndësishme kjo”, e preu shkurt Orfea Beci.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Dosja e CEZ, prokuroria thërret Genc Rulin

Prokuroria thërret ish-ministrin e qeverinë “Berisha”, Genc Ruli për çështjen e CEZ. Mësohet se ish-ministri do të pyetet si person që ka dijeni për privatizimi...

18:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI