Flash

Dënohen me 50 vite burg 7 shqiptarë në Britani, u arrestuan për trafik droge me vlerë 3 mln £

Lapsi.al 6 February 2018
Dënohen me 50 vite burg 7 shqiptarë në Britani, u arrestuan

Një gjykatë në Angli ka dënuar me 50 vite burg 7 shqiptarë, të cilët ishin arrestuar për trafik droge. Siç bëhet e ditur nga mediat britanike, shqiptarët u kapën me një sasi të madhe kokaine, ku kishin kohë që ishin pjesë e një rrjeti trafiku të lëndëve narkotike. Shtatë anëtarët e kartelit shqiptar të drogës po planifikonin të importonin kokainë me vlerë 3 milion paundë. Hetuesit e policisë së Londrës kanë zbuluar se grupi në fjalë ka pasur një veprimtari të gjerë në shpërndarjen e kokainës, dhe dyshohet se ata kanë shpërndarë sasi të madhe kokaine në Londër.

Oficerët e policisë panë Edison Zebin, 21 vjeç, t'i kalojë një qese të zezë Ergert Ibrihimi, 27 vjeç, në Oksford nëntorin e kaluar. Çanta përmbante 12 kg kokainë dhe kur policia bastisi një banesë aty pranë kuZebi ishte parë duke u larguar. Në këtë banesë u gjetën po ashtu edhe 20 kg kokainë.

Të pandehuritqë  u shpallën fajtorë nga gjykata dhe u dënuan janë:

Ergert Ibrihimi, 27 vjeç (13.11.1990), i cili nuk kishte vendbanim të përhershëm u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A.  Ai u dënua me 4 vjet burg;

Gentian Rina, 21 (5.4.1996), banor në Oksford ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg;

Vilson Elezi, 29 (2.6.1988), banor në Outram, Oksford ishte akuzuar për për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e pasurisë kriminale. Ai u dënua me 8 vjet burg;

Damiano Kola, 21 (28.10.1996), nga Outram Road, Oksford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg;

Klodian Rina, 20 (4.3.1997), banor në Rymers Lane, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A. Ai u dënua me 8 vjet burg.

Lulzim Ramadani, 31 (18.6.1986), banor në Herschel Crescent, Oxford u akuzua për furnizim me drogë të kategorisë A dhe dy akuza për posedim të një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 5 vite e 8 muaj burgim.

Edison Zebi, 21 (12.7.1996), i cili nuk kishte vendbanim fiks, ishte akuzuar për furnizim me drogë të kategorisë A dhe posedimin e një dokumenti të rremë identiteti. Ai u dënua me 8 vite e katër muaj burg.

 

Të këshilluara

Ndërron jetë djali i aktores Tinka Kurti

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj, Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetës...

19:51

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI