Flash

Del dokumenti/ Çfarë po ndodh me hetimet ndaj Saimir Tahirit

Lapsi.al 5 February 2018
Del dokumenti/ Çfarë po ndodh me hetimet ndaj Saimir Tahirit

A po hetohet më nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri? Gazetari Basir Çollaku ka bërë publik një dokument të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që kërkon zgjatjen e hetimeve edhe me 3 muaj të tjerë për Moisi Habilajn, Artan Habilajn, Florian Habilajn, Nazer Seitajn, Maridjan Sulajn, Armand Koçerrin, Armando Sulajn, Tigres Mezuraj, Sabaudin Çelaj dhe Fatmir Minaj.

Në listë mungon emri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të cilin ka pasur dyshime se ka bashkëpunuar me këtë grup. Gazetari Çollaku ngre pyetjen nëse ky dokument nënkupton pushimin apo veçimin e hetimeve për Saimir Tahirin nga Krimet e Rënda.

“Thua të jenë pushuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm i akuzuar si bashkëpunëtor në këtë grup të trafikut të drogës!?! Në këtë vendim ku janë të pandehurit e tjerë, emri i Tahirit mungon. Ndoshta është veçuar çështja, ose ka pasur kohë mjaftueshëm për ta sajdisur... Ndoshta surprizat hetimore janë për më vonë, apo do të ndryshojnë akuzat?! Diçka do ketë ndodhur...” – hamendëson gazetari. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë djali i aktores Tinka Kurti

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj, Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetës...

19:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI