Flash

E kaluara kriminale e killerit grek të Devi Kasmit, flet avokati i tij

Lapsi.al 5 February 2018
E kaluara kriminale e killerit grek të Devi Kasmit, flet avokati i tij

Pas konformimit nga policia greke, se Eythimios Eythimiou është akuzuar në të kaluarën e tij në Greqi, midis të tjerash për trafikimin e 6 kilogramë kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit, si dhe për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve nëpërmjet Aeroportit “Eleftherios Venizelos” dhe Doganës së Kapshticës në vitet 2008-2009, edhe avokati i tij Sakis Kehajoglou, i njohur gjithashtu si avokati i Alket Rizait, ka folur në Top Channel për të kaluarën e shtetasit grek, që tashmë akuzohet për vrasjen e Devi Kasmit.

“Eythimios Eythimiou ishte klienti im. Çështja kryesore për të cilën është akuzuar parvjet në Greqi ishte për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik kokaine në qytetin e Artës. U burgos për disa muaj bashkë me shtetas të tjerë grekë, sepse gjithsej u akuzuan 30 vetë. Por, në një gjykatë të shkallës së dytë, vjet në Janinë, të gjithë dolën të pafajshëm, ndërsa Eythimios Eythimiou u dënua si përdorues droge për trafik lëndësh narkotike me 4 vite burg me kusht dhe u la i lirë”, tha Sakis Kehajoglou, ish-avokat i Eythimios Eythimiou.

Pasi ka përshkruar edhe gjendjen e tij familjare, juristi i njohur grek pohon se, prej kësaj periudhe ai ka humbur kontaktet me klientin e tij, por vlerëson se mbrojtja e tij në Shqipëri do të bëhet në bazë të fakteve dhe provave që disponon policia dhe gjykata.

“Eythimios Eythimiou ishte pjesëtar i forcave policore greke, por është përjashtuar për shkelje të rënda ligjore nga trupa e policisë. Është akuzuar për shumë shkelje ligji në të kaluarën, për disa është dënuar dhe për disa ka dalë i pafajshëm. Është me origjinë nga Arta, nëna e tij ka vdekur, kurse babai i tij vuan nga një sëmundje e rëndë”, tha më tej Sakis Kehajoglou.

Në bisedën që Kehajoglou ka bërë me avokatin shqiptar të Eythimios Eythimiou, ky i fundit i ka thënë se klienti i tij këmbëngul që është i pafajshëm.

Juristi grek nuk e ka përjashtuar një vizitë në Tiranë, duke pasur besim te juristët shqiptarë për një bashkëpunim në çështjen më në zë të ditëve të fundit në Shqipëri, për të cilën edhe zyrtarë të lartë të Rendit në Greqi kanë pohuar se është rasti i parë, që një ish-polic grek akuzohet si ekzekutor me pagesë, madje në territorin shqiptar. /tch

Të këshilluara

Ndërron jetë djali i aktores Tinka Kurti

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj, Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetës...

19:51

Grabitet biznesi në Tiranë

Orët e para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamin e një dyqani të një kompanie private. Sipas policisë, prej aty u vodhën d...

17:32

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Besa e Edi Ramës dhe pengmarrja e Aeroportit të Vlorës

Nëse “Besa” e Edi Ramës do të ishte standardi i qeverisjes, saga e Aeroportit të Vlorës është shembulli se si shteti mund ta thyejë atë përmes vendimeve kontradiktore, pasigurisë ligjore dhe përdorimit selektiv të pushtetit.

15:40

Me sytë katër

PAPARAZZI