Flash

Berisha thirrje hakerave shqiptarë dhe të huaj: Sulmoni dhe shkatërrojeni sistemin e...

Lapsi.al 5 February 2018
Berisha thirrje hakerave shqiptarë dhe të huaj: Sulmoni dhe

Sali Berisha i bëri thirrje hakerave shqiptare dhe të huaj që të ndërmarrin menjëherë një sulm të përgjithshëm për 'shkatërrimin përfundimtar të sitemeve të këtij narko-kryeministri që nuk njeh ligje, normë apo standarte dhe do të shtetëzojë në mënyrë banditeske kodet e programeve duke shkelur çdo të drejtë autori, pronësie intelektuale e teknologjike!'. 

Ish-kryeministri bëri këtë thirrje pas një denoncimi të ardhur në adresë të tij, i cili thekson se Rama nërpërmjet një vendimi të 22 tetorit të vitit të kaluar, vendos të shtetëzojë çdo program kompjuterik të realizuar dhe instaluar nga institucionet, pavarësisht viteve kur janë realizuar.

LAPSI.AL 

POSTIMI I PLOTë I SALI BERISHëS: 

Edvin Kristaq Rama vendos shtetezimin e programeve kompjuterike!

Te dashur miq, neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama ka vendosur shtetezimin e programeve kompjuterike duke bere Shqiperine vendin e dyte ne bote pas Korese se Veriut qe ndermerr nje veprim te tille!

Me kete rast iu bej thirrje hackersave shqiptare dhe te huaj te ndermarrin me urgjence nje sulm te pergjithshem per shkaterrimin perfundimtar te sistemeve te ketij narko-kryeministri qe nuk njeh ligje, norme apo standarte dhe do te shtetezoje ne menyre banditeske kodet e programeve duke shkelur cdo te drejte autori, pronesie intelektuale e teknologjike!

Lexoni ketu me poshte denoncimin e qytetarit dixhital. sb

“I nderuar Doktor, Shtetëzimi i pronave private që ndodhi në vitin 1944 duket si nje “dé jávu” kur lexon vendimin nr 673 date 22.11.2017 që ka marrë kryeministri. Me këtë vendim ai shtetëzon çdo program kompjuterik të realizuar dhe instaluar nga institucionet?! Kjo pavarësisht viteve kur janë realizuar dhe duke kërkuar specifikisht dorëzimin e kodit në burim.

Dorëzimi I kodit në burim për programet kompjuterike është në thelb siç është dorëzimi I një tapije për një godinë apo për një tokë.

Me poshtë citoj vkm-në

5. AKSHI, në funksion të përmbushjes së veprimtarisë së saj, ushtron kompetencat kryesore, si më poshtë vijon:

dh) Riorganizon dhe menaxhon strukturat përgjegjëse TIK, në institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave. f) Administron kodin burim të çdo sistemi, si përfaqësues i pronarit shtet që është Këshilli i Ministrave.

18. Institucionet e përmendura në shkronjën “i”, të pikës 6, të këtij vendimi duhet të dorëzojnë pranë AKSHI-t, 1 (një) kopje të dokumentacionit të plotë të çdo sistemi dhe infrastrukture TIK ekzistuese dhe kodin e burimit.

Sistemet dhe infrastruktura TIK ekzistuese kalojnë nën administrimin dhe inventarin e AKSHI-t, së bashku me të drejtat dhe detyrimet juridiko-civile përkatëse. Kalimi do të bëhet në dy faza. Faza e parë do të jetë brenda datës 31 dhjetor 2017, sipas listës nr. 2.

Faza e dytë brenda datës 30 qershor 2018. Për mënyrën e kalimit dhe planin e veprimit, AKSHI përgatit një marrëveshje kuadër dhe protokoll të punës për ofrimin e shërbimeve, e cila nënshkruhet

sipas veçantive përkatëse nga çdo institucion I përmendur në listën nr. 2.”

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI