Flash

Në Beograd ëndërrojnë: Kosovës autonomi me Kushtetutë të Serbisë

Lapsi.al 5 February 2018
Në Beograd ëndërrojnë: Kosovës autonomi me

Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, nga politikanë të saj, vazhdon retorika kundër shtetësisë së Kosovës. Madje, atje propozohet edhe zgjidhje për Kosovën, sikur shqiptarët të mos ishin deklaruar për zgjidhje me luftë e me politikë.

Kështu, ministri serb për Zhvillim teknologjik dhe inovacion Nenad Popovic thotë se “autonomi më të gjerë të mundshme për shqiptarët, por nën ombrellën e Kushtetutës së Serbisë dhe të Rezolutës 1244, do të mund të ishte zgjidhje e problemit të Kosovës”.

“Në planin e brendshëm ne duhet të merremi vesh çfarë duam dhe për këtë arsye dialogu i brendshëm është gjë e jashtëzakonshme. Me rëndësi është që bashkë, pa marrë para sysh dallimet politike, të japim zgjidhjet tona. Nuk i kuptoj ata që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në dialog. Mendoj se i gjithë tregimi do të përfundojë me të drejtën e Zotit,e koha do ta dëshmojë këtë”, citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Popovic.

Siç e thekson ai dëshirën ose ëndrrën e vet, kjo do të thotë se Kosova do të mbetet pjesë e Serbisë dhe se nuk ka dyshim që do të jetë ndryshe./koha

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI