Flash

Gazetarja: Taçi i ka 8 milionë $ borxh shtetit. Biznesmeni: E pavërtetë!

Lapsi.al 5 February 2018
Gazetarja: Taçi i ka 8 milionë $ borxh shtetit. Biznesmeni: E

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Opinion” një dokument sipas të cilit në gjykatën e Tiranës ka një proces të hapur ndaj biznesmenit Rezart Taçi për mospagesën e 8 milion dollarëve detyrime tatimore.

“Aktualisht në Gjykatën e Tiranës ka një proces të hapur penal për zotin Taçi i cili ndodhet në cilësinë e të pandehurit nën akuzën e mospagimit të taksave dhe tatimeve me një dëm prej 8 milionë dollarësh në arkën e shtetit.

Hetimi ka nisur në 5.2.2016 nga prokurori i njësisë Task Forcë, Dritan Rreshka i cili ka arritur në përfundimit se Taçi ka konsumuar këtë vepër penale. Hetimi ka nisur pas një kallëzimi të bërë nga drejtoria rajonale e tatimeve e cila ka ushtruar kontroll pranë subjektit ARMO në periudhën 1 nëntor 2011 deri në 31 gusht 2013.

Në përfundim të hetimit thuhet: “Në cilësinë e të pandehurit, Rezart Taçi në cilësinë e administratorit të kompanisë Armo me veprimet dhe mos veprimet e tij nuk ka paguar dhe nuk ka deklaruar detyrimet e tij tatimore në shuma të konsiderueshme të cilat janë përcaktuar më pas nga ekspertët në vlerën 8 milionë dollarë”.

Ka edhe një hetim të dytë i nisur në vitin 2016 për kompaninë “Taçi Oil International” e cila ka si aksionet të vetëm Rezart Taçin. Edhe në këtë hetim ai akuzohet për mospagim taksash dhe fshehje të të ardhurave. Kjo akuzë nuk i është komunikuar sepse prokuroria thotë që nuk ka një adresë zyrtare të zotit Taçi. Prokuroria e ka nisur në adresë të kompanisë së zotit Taçi, por nuk ka marrë asnjë përgjigje” – tha gazetarja Lala.

Në lidhje telefonike ka reaguar biznesmeni i naftës që i ka hedhur poshtë akuzat.

“Unë nuk kam informacion për këtë. Unë kam informacion vetëm për veprimtarinë time. Po jua përsëris. Nuk kam asnjë detyrim tatimor ndaj organeve tatimore. Ky është fakti. Unë e di si janë formuluar ati akuza. E kam thënë edhe në të shkuarën. Ato formuloheshin nga ministria e Brendshme dhe jo nga organet tatimore”- tha Taçi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ndërron jetë djali i aktores Tinka Kurti

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka humbur djalin e saj, Zef Kurtin. Një vdekje e papritur për aktoren që disa ditë më parë u përball me probleme shëndetës...

19:51

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI