Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

I vranë burrin dhe vjehrrën, gruaja rrëfen momentet e fundit para krimit

Lapsi.al 28 January 2018
I vranë burrin dhe vjehrrën, gruaja rrëfen momentet e fundit para

Disa ditë më parë u raportua për zjarr në një banesë në Vlorë, që i mori jetën në gjumë një gruaje 73 vjeçe dhe djalit të saj 40 vjeçar. Më vonë policia zbuloi se viktimat ishin vrarë. Ky krim mbetet ende pa autor.

Dhoma e vogël përdorej nga familja Hoxhallari si një kuzhinë ndërsa prej ditësh është kthyer në një skene krimi. Në divan u gjet e pajetë Salkia 73 vjeçe, me shikimin nga televizori dhe e djegur tërësisht. Ne të njëjtin pozicion u gjet përkarshi edhe i biri Olsi 40 vjeç. Fillimisht u raportua dhe u dyshua për një zjarrëvënie, por në fakt nuk rezultoi ashtu.

Vrasja e Olsit dhe nënës së tij e më pas djegia e tyre për të zhdukur gjurmët nuk ka ende një autor. Dhoma e shkrumbuar tërësisht tashmë ishte një vend provash për policinë. Por të afërmit nuk kanë asnjë të dyshuar. Jeta, motra e 73-vjeçares pret emrat e autoreve te kësaj masakre,

“Çfarë dyshimesh të kemi ne, ata ishin njerëz pa faj pa gjë, shikonin punën e hallin e tyre”, - shprehet Jeta Dervishi, motra e Salkie Hoxhallarit.

Kur gjurmët e krimit janë pak metra larg derës së shtëpisë, Hysnia kujton natën e fundit. Pak përpara se të ndodhte tragjedia ajo thotë se doli nga kjo dhomë për të vënë djalin në gjumë.

“Atje në atë dhomë rrinim, unë u çova dhe shkova në shtëpi të vija djalin në gjumë. Kur ndjeva pashe që Olsi nuk ndodhej në krevat ata rrinin deri vone shikonin televizor ishte errësirë, dola hapa derën nuk hapej”, - tregon Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e Olsit.

Disa ditë pas ngjarjes, një nga dyshimet e policisë është se autorët janë banorë të zonës.

Të këshilluara

“Arratia e tretë e Edi Ramës!”

Nga Sali Berisha  Te dashur miq, Edi Rama dje mori arratine. Per te zhdukur cdo gjurme ai mbylli per here te pare edhe verver TV-ne apo teleneverine, siç po ...

15:08

Blic-i serb: Putin gati të njohë Kosovën

Gazeta serbe Blic shkruan se Vladimir Putin është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës duke sakrifikuar marrëdhëniet me Beogradin. Në analizën e saj, e përdi...

13:24

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI