Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Plagosje në Urën Vajgurore, shpallet në kërkim 25-vjeçari

Lapsi.al 28 January 2018
Plagosje në Urën Vajgurore, shpallet në kërkim

Policia e Beratit shpalli në kërkim një 25-vjeçar, pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një të ri. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në Urë Vajgurore.

Burime zyrtare raportojnë se shtetasi me inicialet I. M., 25 vjeç akuozohet se ka qëlluar shtetasin me inicialet M.B, 22 vjeç në këmbë.

 

 

Njoftimi i policisë: 

Në datën 28.01.2018, filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit I. M., 25 vjeç lindur dhe banues në Ure Vajgurore, dhe punohet per kapjen e tij pasi dyshohet se ka plagosur lehtë në këmbë me armë zjari të shtetasit M.B, 22 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tapi Kuçovë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 27.01.2018.

Materialet hetimore i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit I. M, për veprën penale të “Plagosja e lehtë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake “, të parashikuar nga neni 89, 278, të Kodit Penal.

Të këshilluara

“Arratia e tretë e Edi Ramës!”

Nga Sali Berisha  Te dashur miq, Edi Rama dje mori arratine. Per te zhdukur cdo gjurme ai mbylli per here te pare edhe verver TV-ne apo teleneverine, siç po ...

15:08

Blic-i serb: Putin gati të njohë Kosovën

Gazeta serbe Blic shkruan se Vladimir Putin është i gatshëm të njohë pavarësinë e Kosovës duke sakrifikuar marrëdhëniet me Beogradin. Në analizën e saj, e përdi...

13:24

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI