Në takimin që pati me gazetarët në Velipojë herët në mëngjes, Edi Rama u vu në siklet nga gazetarja e Report Tv, që i foli për "përkëdhelje" që i bëhen Majlinda Bregut. Madje Report Tv shkoi përtej, kur provën e kwtyre përkëdheljeve e gjeti tek gjuha e trupit e Edi Ramës. Sipas këtij televizioni gjuha e trupit madje "e tradhëton" Edi Ramën në këto raste.
I pyetur për "përkëdheljet" dhe "trajtimin e diferencuar" që i bën Majlinda Bregut dhe për shanset e saj për t'u zgjedhur kryenegociatore në procesin e integrimit, Rama fillimisht mohoi ndonjë sjellje të veçantë përkundrejt ish deputetes së PD-së.

Report Tv: Z.Rama kur i referohemi opozitës së sotme, një prej përfaqësueseve të opozitës që ju personalisht, por edhe eksponentë të tjerë të PS e trajtoni në mënyrë të diferencuar. E kam fjalën për Majlind Bregun, që trajtohet me më shumë dinjitet, me më shumë respekt, më shumë përfillje. A është ajo një kandidate potenciale për të qenë kryenegociatore e Shqipërisë nëse hapen negociatat?
Rama: Unë nuk e di ku keni parë ju trajtim të diferencuar të Majlinda Bregut?
Report Tv: Gjuha e trupit ju tradhëton!
Edi Rama: Gjuha e trupit më tradhëton?
Report Tv: Jo vetëm juve por edhe këdo. është një nga deputetet më të përkëdhelura të partisë socialiste për shëmbull, në Komisionin e Integrimit nuk ka grindje, ka marrëveshje, ka buzëqeshje...
Edi Rama: Më impresionove me këtë vështrimin mbi trupin tim tani dhe po kërkoj fjalët tani, por unë nuk shoh asnjë diferencim. është e gjitha një histori mediatike kjo. Komisioni Integrimit ka qenë i opozoitës dhe do të jetë i opozitës. Opozita do të ketë të drejtë të zgjedhë kryetarin.
Report Tv: Jo pyetja ishte për Majlinda Bregun kryenegociatore nëse hapen negociatat.
Rama: Jo por ju bëtë një shpërfaqje spektakolare mbi gjuhën e trupit tim dhe dua t'ju përgjigjem.
Rama mohoi kategorikisht marrëdhënien e veçantë me deputeten e PD, duke thënë se kjo është një histori mediatike e stisur, Por duket se konstatimi i Report Tv e ka shqetësuar kryeministritn.
I habitur dhe i sikletosur i është rikthyer në fund të bisedës gazetares së Report Tv duke i thënë: "Gjuha e trupit më thotë që ke ende shumë pyetje për të bërë". Përgjigjen e ka marrë shpejt: Endri thotë se nuk kemi më kohë!/Lapsi.al