Flash

Zbulohet si lindi ideja për “Vitin e Skënderbeut” (Video)

Lapsi.al 30 August 2017
Zbulohet si lindi ideja për “Vitin e Skënderbeut” (Video)

Befasoi jo pak kryeministri Edi Rama me njoftimin se, pas mbledhjes dytitore me ministrat e rinj në Llogara, u vendos që firma e parë si kryetar i qeverisë së re do të hidhej mbi vendimin për të shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut. Lajmi shkaktoi edhe konfuzion tek disa që e lidhën vendimin e parë të qeverisë Rama II me sukseset që po korr ekipi i Skënderbeut të Korçës në futbollin europian.

Por burime të lapsi.al sqaruan se ideja s’ka të bëjë me ish –kampionët e futbollit. Ajo është e hershme dhe nuk ka lindur gjatë ndonjë diskutimi për sportin mes Ramës dhe ministrave në natyrën e Llogarasë.

Ideja e ka burimin tek një mbështetëse e zjarrtë e kryeministrit, ish –drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropali.

Në një takim të FRESSH të mbajtur në sheshin Skënderbej, në pranverën e këtij viti, ish –kryetarja e forumit rinor socialist, bërtiste me të madhe:

“Shqipërinë që ideoi ky burri këtu, Skënderbeu, mund ta bëjë vetëm një njeri, Edi Rama” (shih videon e lapsi.al më poshtë).

Për muaj me radhë Edi Rama duket se e ka bluar në mendje deklaratën e Spiropalit, për të gjetur mënyrën se si ta lidhte figurën e Heroit Kombëtar me qeverinë e tij dhe vetë atë. Vendimi ishte vetëm hapi parë.

Prej firmosjes së tij e deri në fund të vitit 2018, pritet që, nën shembullin e Spiropalit, besnikët e kryeministrit të sjellin në publik modele ngjashmërie mes Skënderbeut dhe Ramës, si dy njerëzit më të suksesshëm në historinë e Shqipërisë, në përpjekjen për të bërë shtet. /Lapsi.al


Elisa Spiropali ne delir: Shqiperine qe ideoi... by lapsi-al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI