Padyshim që në botë ka shumë fëmijë që gëzojnë pasuritë që kanë krijuar prindërit e tyre, e shumë prej tyre kanë publikuar foto në rrjete të ndryshme sociale, por në Zvicër dominojnë vajzat bukuroshe që shpalosin dhuratat e prindërve. Ato janë bërë pjesë e “modës” në Instagram duke u përfshirë në llogarinë e “The Rich Kids Switzerland”, një llogari e cila ka arritur në disa mijëra ndjekës.













