Flash

“Pakicat jevge”/ Shikoni gafën e zv.kryeministres së Edi Ramës

Lapsi.al 27 August 2017
“Pakicat jevge”/ Shikoni gafën e zv.kryeministres së Edi

Kryeministri Rama ka shpallur sot kabinetin e tij, i cili ka lënë shije të mirë për formën dhe përmbajtjen. Shumica e emrave të rikonfirmuar nuk janë surprizë. Ndër emrat e rinj surprizë është zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila do ketë detyrën e vështirë të zëvendësojë Niko Peleshin, që dukej i pazëvendësueshëm në krah të Ramës.

Por ai ka marrë një nga postet më të rëndësishme të kabinetit Rama, Bujqësinë, që do të jetë prioritet këtë katërvjeçar.

Zonja Mesi që e zëvendëson është 40 vjeç dhe ka përfunduar studimet për ekonomi. Ajo u zgjodh deputete e Shkodrës në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërkohë në politikë është futur në vitin 2015. Videoja më poshtë, tregon se zonjës Mesi do i duhet edhe pak kohë të mësohet me gjuhën politikisht korrekte.

Videoja është marrë nga emisioni Dritare meRudinën në Vizion Plus, ku zonja Mesi fliste Live nga Shkodra ditën e zgjedhjeve./dritare.net

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI