Flash

3 vatra zjarri problematike në vend

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur me operacionet për shuarjen e zjarrit në tre vatra problematike. Mësohet se në...

17:30

Mbyllet mbledhja e qeverisë në Llogara, plas festa në Korçë

Lapsi.al 29 August 2017
Mbyllet mbledhja e qeverisë në Llogara, plas festa në

Mbledhja 2-ditore e ministrave të vjetër në qeverinë e re, në një nga resortet e Parkut Kombëtar të Llogarasë u mbyll me një vendim surprizë. Burime të rezervuara i thanë lapsi.al se pas 48-orësh diskutimesh kreu i qeverisë Edi Rama ka kërkuar nga ministrat të japin një ide mbi vendimin e parë që do të marrë kabineti ditën e parë kur do të hyjë në zyrë.

“Përpara 4 vitesh morëm atë vendimin kundër importit të plehrave, por që e ndryshuam më vonë. Tani na duhet diçka që të rezistojë pak në kohë” – mësohet të ketë thënë pak a shumë Rama.

“Të bëjmë ndonjë amnisti të vogël me taksat” – tha me gjysmë zëri Ahmetaj, por nuk vazhdoi më tej kur pa vështrimin e shefit.

“Ndonjë investim në rrugë?” – pyeti Gjiknuri, por fytyra e Ramës nuk ndryshoi.

Zv.kryeministrja Senida Mesi që duket se ende nuk i di huqet e Ramës tha e bindur: “Të rrisim rrogat dhe pensionet?”

Rama as nuk e ktheu kokën. Këtu ra heshtja.

Ndërsa të gjithë mendoheshin me kokën ulur ishte vetë kreu qeverisë që theu akullin.

Pasi kruajti zërin dhe mori një pamje serioze Rama u tha të tijve: “2018-ën do ta shpallin vitin e Skënderbeut” dhe pa nga Mirela Kumbaro që ishte strukur në fund të tavolinës.

Të gjithë shtangën ndërsa ministri i bujqësisë Niko Peleshi duartrokiti.

“E meriton! Kaloi 4 skuadra dhe u fut për herë të dytë në grupet e Europa Ligës. Shumë mirë e gjete” – tha ish-zv.kryeministri.

Ndërsa të gjithë shikonin njëri-tjetrin Rama mbylli mbledhjen. Duke dalë shkroi në Twitter: “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT”.

Kaq është dashur edhe në Korçë ka shpërthyer festa. Sapo televizionet informative transmetuan me titra vendimin e qeverisë në të gjithë lokalet e “qytetit të serenatave” filloi ngritja e dollive: “Për Skënderbeun! Për Nikon!”. Festa pritet të zgjasë derisa Niko Peleshi t'ua shpjegojë se bëhet fjale për 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar.  /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Si Trump po gjallëron pa dashje demokracinë në Shqipëri

Pas një viti, kur analistët vajtonin shkallën në të cilën Donald Trump i kishte inkurajuar autokratët e botës, situata politike mund të ketë filluar të ndryshojë. Jo vetëm që Trump është thellësisht jopopullor në nivel global, por çdo qeveri që futet në shtrat me të, po ofron prova të korrupsionit të vet.

23:57 Jan-Werner Muelle

Me sytë katër

PAPARAZZI