Flash

Zbulohet e vërteta për fjalët e Kozma Dushit duke lexuar Fate Velajn

Lapsi.al 10 July 2017
Zbulohet e vërteta për fjalët e Kozma Dushit duke lexuar Fate

Prej disa javësh këngëtari Kozma Dushi është vënë në shenjestër nga publiku.

Kjo, për shkak të një llogarie në Facebook që mban emrin e tij.

“Kozma Dushi zyrtare” është emri i faqes që shkruan statuse të ndryshme me gabime ortografike dhe shkrime kundër titujve që presidenti Bujar Nishani ka shpërndarë kohët e fundit.

Statuset e tij janë kthyer në objekt talljeje ndaj një artisti kaq të vlerësuar, jo vetëm nga fansat por dhe kolegë të tij.

Rovena Dilo dhe Kastro Zizo kanë qenë dy prej të cilëve kanë komentuar në statuset e “Kozmait” duke ironizuar mënyrën e të shkruajturit.

Në fakt nuk është ende e qartë nëse ata kanë dijeni nëse profili i përket Kozma Dushit ose jo.

Blitz.al ka kontaktuar me këngëtarin e mirënjohur për të marrë një informacion të vërtetë mbi këtë llogari në emër të tij.

Kozma Dushi është shprehur i indinjuar ndaj këtyre njerëzve, por sidomos ndaj personit që është duke i dëmtuar imazhin.

“Ajo nuk është adresa ime.

Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk janë bërë nga dora ime.

Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar.

Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social.

Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të më dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe është vlerësuar me çmime.

Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist.

Do interesohem që ajo llogari të mbyllet.

Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. 

Përsa i përket atij postimit për titujt unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i madh”.

Jam shumë i indinjuar!”,– është shprehur këngëtari i mirënjohur.

Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë se persona të paautorizuar kthejnë në objekt talljeje artistë të mirënjohur të skenës.

Megjithatë, Kozmai ka treguar se për këtë fakt do t’u drejtohet edhe autoriteteve pasi situata po bëhet e patolerueshme.

Të këshilluara

"Gafa" me shqipen, revoltohet Kozma Dushi

Prej disa ditësh në rrjet qarkullon një foto nga profili në facebook i këngëtarit Kozma Dushi. Postimi bëri xhiron në rrjet për shkak të gabimeve në drejts...

09:57

FOTO+16/ “Denoncimi” i rrallë PD-së

“Keni vapë? Shikoni çfarë po ndodh në Durrës…do ju ikë truri”. Kështu nis një koment në Facebook i PD-së dega Shkozet. Kur pritet që Partia Demokratike të denon...

20:55

Fier, nusja shkon dhe voton me vellon veshur

Dita e votimeve të sotme ka përkuar edhe me festën e Bajramit dhe u menduar se diç ka  etillë do ndikontë në uljen e votuesve, por e diela është edhe një d...

10:16

Intervistën e Edi Ramës e ndërpret ...Zoti!

Kryeministri Edi Rama është përballur me një monet të sikletshëm gjatë intervistën për gazetaren Rudina Xhunga në Vizion Plus. Intervista po zhvillohej në qendë...

20:29

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI