Flash

Intervistën e Edi Ramës e ndërpret ...Zoti!

Lapsi.al 21 June 2017
Intervistën e Edi Ramës e ndërpret ...Zoti!

Kryeministri Edi Rama është përballur me një monet të sikletshëm gjatë intervistën për gazetaren Rudina Xhunga në Vizion Plus. Intervista po zhvillohej në qendër të Durrësit dhe kreu i qeverisë ishte duke folur për kanabisin.

“Këtë vit ne do ta fshijmë nga faqet e para kanabisin. Nuk po them që s’do të ketë asnjë bimë kanabis, sepse ju doni magjira” - tha Rama, por këtu është ndalur.

Kandidati për kryeministër është ndërprerë, jo nga drejtuesja e emisionit Rudina Xhunga, por nga thirrja e hoxhës...

“Këtu më duhet të ndalem” – tha Rama. “Po. Po. Ky është zëri i Zotit” – tha Xhunga. “Është hoxha, nuk është Zoti” – korrigjoi menjëherë Rama. Intervista eshte nderprere dhe jane futur reklamat derisa ka perfunduar thirrja e hoxhes. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI