Flash

"Gafa" me shqipen, revoltohet Kozma Dushi

Lapsi.al 10 July 2017
"Gafa" me shqipen, revoltohet Kozma Dushi

Prej disa ditësh në rrjet qarkullon një foto nga profili në facebook i këngëtarit Kozma Dushi. Postimi bëri xhiron në rrjet për shkak të gabimeve në drejtshkrimin e gjuhës shqipe (shih foton më lart), ndërkohë që Komi, siç e thërrasin miqtë shfaqej me një libër në dorë. 

Ky fakt e ka revoltuar këngëtarin. Ai thotë se profili nuk është i tiji. 

"Ajo nuk është adresa ime. Asnjë nga fjalët e shkruara aty nuk janë bërë nga dora ime. Jam shumë i mërzitur dhe i indinjuar. Unë nuk kam as Facebook, as e- mail, as Instagram, asnjë rrjet social. Atë faqe e ka hapur një person që dëshiron të më dëmtojë imazhin tim si artist i njohur, si këngëtar që kam marrë pjesë në 35 festivale dhe është vlerësuar me çmime. Ai që po e bën këtë është një person me zemër të keqe por nuk mundet kurrë të më diskretitojë si artist. Do interesohem që ajo llogari të mbyllet. Ai merr foto që postojnë miqtë e mi në rrjete sociale dhe u vendos shkrime. Përsa i përket atij postimit për titujt unë nuk jam askush për të thënë se kush duhet ta marrë apo jo titullin “Mjeshtër i madh”. Jam shumë i indinjuar!” është shprehur këngëtari. /Lapsi.al

Të këshilluara

FOTO+16/ “Denoncimi” i rrallë PD-së

“Keni vapë? Shikoni çfarë po ndodh në Durrës…do ju ikë truri”. Kështu nis një koment në Facebook i PD-së dega Shkozet. Kur pritet që Partia Demokratike të denon...

20:55

Fier, nusja shkon dhe voton me vellon veshur

Dita e votimeve të sotme ka përkuar edhe me festën e Bajramit dhe u menduar se diç ka  etillë do ndikontë në uljen e votuesve, por e diela është edhe një d...

10:16

Intervistën e Edi Ramës e ndërpret ...Zoti!

Kryeministri Edi Rama është përballur me një monet të sikletshëm gjatë intervistën për gazetaren Rudina Xhunga në Vizion Plus. Intervista po zhvillohej në qendë...

20:29

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI