Flash

Gabimet që duhen shmangur kur vendosni perla

Lapsi.al 9 April 2017
Gabimet që duhen shmangur kur vendosni perla

Marilyn Monroe mund të mos jetë aspak dakord, por ja që diamantet nuk janë të vetmit miq të mirë të një femre!

E vërteta është se diamantet bëjnë më shumë dritë se sa një elektrik nate dhe vendosin në plan të dytë atë që i përdor. Ndërsa një varëse perlash, mjafton ta afrosh në fytyrë dhe ajo që shkëlqen je vetëm ti! Këtë truk e kishin kuptuar prej kohësh Kleopatra apo mbretëresha e Anglisë, Elisabeta I. Ndaj, edhe ne në Living nuk kishim si të linin jashtë listës së veshjeve tona “kyç” këtë dashuri të vjetër e magjik
E NDALUAR 
Mos mbani kurrë bashkë në një kuti varëse perlash, flori, argjend apo metale të tjera. Idealja është që perlat të ruhen veçmas, në një kuti të butë me përbërje pambuku. Perlat nuk duhet t’i pastroni me detergjentë kimikë, madje bëni kujdes kur të hidhni parfum, pasi alkooli mund t’i dëmtojë. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, perlat pastrohen me pak ujë dhe sapun neutral. 
KËSHILLA PËR BLERJE 
Në radhë të parë, i takon buxhetit tuaj të përcaktojë nëse do të zgjidhni perla origjinale apo riprodhime. Natyrisht që të parat janë tejet të kushtueshme dhe të rralla, por edhe perlat jo origjinale mund t’i gjeni me cilësi të ndryshme. Për të zgjedhur vargun e duhur me perla, një teknikë e mirë është duke i rrotulluar ato disa herë mbi një cohë, në mënyrë që të shihni përsosmërinë e rrumbullakësisë së tyre. Sa më pak defekte të kenë, aq më shumë vlerë kanë. Që të kthehen në varëse, perlat vendosen në fije mëndafshi, e cila duhet të ndërrohet çdo dy vjet. 

Të këshilluara

9 mënyra për buzë sa më të plota (Foto)

Buzët janë tipari më i dukshëm i fytyrës, dhe për ti bërë ato të duken më të plota këto mënyra të treguara më poshtë do t'ju ndihmojnë. Nuk bëhët fjalë për t...

18:27

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI