Flash

Me gisht në gojë dhe tatuazh në këmbë, Saimir Tahiri siç nuk e keni parë kurrë

Lapsi.al 4 April 2017
Me gisht në gojë dhe tatuazh në këmbë, Saimir Tahiri

Kjo që shihni është ndoshta një foto e pazakontë e Saimir Tahirit. E shkrepur para 10 vitesh, atëherë kur Tahiri sapo kishte shkelur në PS, ish-ministri i Brendshëm shihet krejt i shpenguar në shkallët e brendshme të selisë së PS-së.

Për t’i shpëtuar vapës apo ndoshta i nxitur nga dëshira për të ekspozuar tatuazhin që ka në këmbë, ai i ka ngritur lart pantallonat, ndërsa në gojë mban dorën e djathtë. Siç shihet qartë në foto, Tahiri ka qenë asokohe një çunak, që pak e nga pak u lidh pas Edi Ramës derisa ky i fundit e emëroi në postin e Ministrit të Brendshëm.

Në këto 3 vite e gjysmë që shërbeu si ministër, Tahiri është sulmuar shumë nga opozita dhe media për lidhje me bandat kriminale dhe trafikun e drogës, ndërsa kryeministri Rama e shkarkoi pak muaj para përfundimit të mandatit si ministër. Aktualisht, ai është kthyer në zërin kryesor të krahut radikal në PS që kërkon largimin e LSI nga koalicioni i majtë. 

/LAPSI.AL/

Të këshilluara

Zheji pyet çfarë bisedoi Zheji me Arvizun

Ish –ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, që tani ka detyrën zëvendës asistentit të Sekretarit të Shtetit, ka takuar disa gazetarë në Tiranë. Ai është parë në...

10:10

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI