Flash

Nëse keni lindur mes viteve 1950 dhe 1980, duhet ta lexoni në cdo mënyrë!

Lapsi.al 16 January 2017
Nëse keni lindur mes viteve 1950 dhe 1980, duhet ta lexoni në cdo

1.Kur bridhnim në biçikletë nuk mbanim kokore.

2.Pinim ujë nga tubi i çezmës, dhe jo nga shishja me ujë mineral.

3.Kalonim orë të tëra duke ndërtuar karroca me kuzhineta dhe fatlumët që kishin pranë shtëpisë rrugë të rrëpirta, lëshoheshin, dhe në gjysmë të rrugës kujtoheshin që nuk kishin frena. Pas shumë përplasjesh, me mure e shkurre, mësuam të zgjodhnim problemin. Po, përplaseshim me shkurre, dhe jo me makina…

4. Dilnim të luanim, me të vetmin detyrim që të ktheheshim para se të perëndonte dielli. Nuk kishim celularë, kështu askush nuk na gjente dot… e pamendueshme.

5.Priteshim, thyenim ndonjë kockë, humbnim ndonjë dhëmb, dhe askush nuk denonconte për këta incidente. Faji nuk ishte i askujt, faji ishte i yni.

6.Hanim bukë me vaj, bukë me gjalpë, pinim ujë me sheqer dhe nuk kishim asnjëherë probleme me mbipeshën, sepse ishim gjithmonë në lëvizje duke luajtur.

7.Kur na binte në dorë ndonjë pije, e ndanim më katërsh. Pinim nga e njëjta shishe dhe askush nuk vdiste prej kësaj.

8.Nuk kishim playstation, nintendo 64, xbox, videolojëra, televizion kabllor me 99 kanale, dolby surround, celularë, kompjuterë, internet… por në vend të kësaj, kishim shumë miq.

9. Dilnim, shëtisnim me biçikletë ose ecnim në këmbë deri tek shtëpia e shokut, i binim ziles, ose thjeshtë hynim pa trokitur, ai ishte aty dhe ne ia nismim lojës.

10.Po! Dilnim atje përjashtë! Në botën mizore! Pa një roje. Si ia bënim? Sajonim lojëra me shkopinj dhe topa, krijonim skuadra për të bërë një lojë. Jo të gjithë zgjidheshin për të luajtur, dhe ata që nuk zgjidheshin, nuk është se shkonin tek psikologu për të trajtuar traumën…

11.Disa studentë nuk ishin të shkëlqyer si të tjerët, dhe kur humbisnin një vit e përsërisnin. Askush nuk shkonte tek psikologu, askush nuk vuante nga probleme të vëmendjes apo hiperaktivitetit. Thjeshtë bënte pak pushim dhe përsëriste vitin.

Kishim liri, dështime, suksese, përgjegjësi… dhe mësonim t’i kontrollonim.

Atëherë, pyetja e madhe është kjo: si ia kemi dalë që kemi mbijetuar? /bota.al

Të këshilluara

Risia e Iphone 8,do të mbushet me wireless!

Për të gjithë përdoruesit e Iphone, lajme të mira në horizont, ku së shpejti nuk do të keni më nevojë që të përdorni mbushës tradicional me kabllo për të mbushu...

09:42

10 gjërat që mësoni vetëm duke udhëtuar!

Në këtë pikë, jemi të gjithë dakord; udhëtimet janë një nga përvojat më të gëzueshme të jetës. Të gjithë ata që udhëtojnë, nuk do të ishin njerëzit që janë, ...

23:03

Emrat më të përdorur në Shqipëri!(FOTO)

Ti vendosësh fëmijës një emër shqiptar tashmë ka dalë nga moda. Prindërit gjithnjë e më shumë parapëlqejnë emrat e huaj e duket se pak rëndësi po u kushtojnë...

23:01

Origjina e syve blu!

Çdo person me sy blu në planet e ka origjinën nga një evropian i vetëm i cili ka jetuar rreth 6000 deri 10.000 vjet më parë, i cili kishte zhvilluar një mutacio...

22:55

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI