Flash

Si të njohim simptomat e gripit e të dimë të mbrohemi!

Lapsi.al 15 January 2017

Në këtë periudhë të vitit, shqetësimi më i madh për shëndetin tonë është si të parandalojmë apo luftojmë gripin.

Ai përcaktohet si e keqja dimërore! Kolla, ethet, temperatura e lartë, dhembja e të gjithë muskujve… këto janë simptomat që pothuajse të gjithë i kemi provuar kur jemi prekur nga gripi, e prej të cilit jemi detyruar madje edhe të bëjmë pushim të detyruar për disa ditë. Për sa i përket diagnozës klinike të gripit, te fëmijët vlejnë ato që u thanë për të rriturit, por duhet patur parasysh se ata nuk janë në gjendje të përshkruajnë simptomat, por i manifestojnë me të qara, mungesë oreksi, nervozizëm. Tek të miturit gripi shpeshherë shoqërohet me të vjella, diarre dhe rrallë me temperaturë. Shpesh te fëmijët në moshën parashkollore, sytë e skuqur dhe infeksioni i syve janë karakteristikat e gripit, të shoqëruar me temperaturë. Te fëmijët e moshës 1-5 vjeç gripi shoqërohet shpesh me laringotrakeit dhe bronkit me temperaturë të lartë. 

Simptomat, mbrojtja dhe parandalimi 
Gripi karakterizohet për temperaturën e lartë deri në 38 gradë, e cila vazhdon konstant për të paktën 2/3 ditë, prekje të rrugëve respiratore, dhimbje fyti, dhimbje muskulare dhe dobësi trupore. Personat të cilët sulmohen nga virusi i gripit alternojnë ndjesinë e të ftohtit me të ngrohtin apo ethe. Kush preket nga virusi i gripit duhet të dijë se pas 3/4 ditësh virusi ul aktivitetin dhe pas disa ditë pushimi, personi i kthehet aktiviteve të përditshme. Pra, duhet të kemi kujdes nga simptomat e para. Virusi i gripit përhapet në mënyrë të shpejtë, duke prekur gjithnjë e më shumë persona. Gripi i këtyre ditëve mund të përkufizohet 'para-grip'. Simptomat janë të ngjashme me gripin e vërtetë, e cila do të ketë pikun e saj në muajin dhjetor. Simptomat paragripale të këtyre ditëve janë të shkaktuar nga virus të ngjashëm me ata të gripit real, të cilët bëjnë pjesë në kategori të gjërë që shkojnë nga rinoviruset në coronaroviruse. Sindromi paragripal karakterizohet nga kolla, dhimbje fyti, veshi, ulje e tonit të zërit, dobësi trupore. Virusi gjen terren në ndryshimet klimaterike (temperaturave të ulëta) të këtyre ditëve. 

Të këshilluara

10 gjërat që mësoni vetëm duke udhëtuar!

Në këtë pikë, jemi të gjithë dakord; udhëtimet janë një nga përvojat më të gëzueshme të jetës. Të gjithë ata që udhëtojnë, nuk do të ishin njerëzit që janë, ...

23:03

Emrat më të përdorur në Shqipëri!(FOTO)

Ti vendosësh fëmijës një emër shqiptar tashmë ka dalë nga moda. Prindërit gjithnjë e më shumë parapëlqejnë emrat e huaj e duket se pak rëndësi po u kushtojnë...

23:01

Origjina e syve blu!

Çdo person me sy blu në planet e ka origjinën nga një evropian i vetëm i cili ka jetuar rreth 6000 deri 10.000 vjet më parë, i cili kishte zhvilluar një mutacio...

22:55

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI