Flash

Origjina e syve blu!

Lapsi.al 15 January 2017
Origjina e syve blu!

Çdo person me sy blu në planet e ka origjinën nga një evropian i vetëm i cili ka jetuar rreth 6000 deri 10.000 vjet më parë, i cili kishte zhvilluar një mutacion të veçantë që tani përputhet me ngjyrimin e përhapur të irisit që ne i njohim si sytë me ngjyrë. 


Fillimisht, të gjithë njerëzit kishin sy kafe, edhe pse kishte variante gjenetike që lidheshin me një gjen të quajtur OCA2 që sillte ndryshime në sasinë e pigment prodhuar nga individë të ndryshëm, duke shfaqur hije të ndryshme të kafes. Armatosur me këtë informacion, shkencëtarët kishin shumë vjet që kontrollonin për burimin e syve blu tek gjeni OCA2, por pa sukses.


Kohët e fundit, një gjen i cili quhet HERC2 është identifikuar si shkaku i syve blu. Kjo gjë mendohet të ketë ndodhur për herë të parë, kur njerëzit filluan të emigrojnë nga Afrika në Evropë, që do të thotë se çdo person me sy blu është një pasardhës i hershëm i një evropiani të vetëm.
Fakti që çdo njeri i gjallë me sy blu sot ka të njëjtin mutacion është dëshmi mjaft bindëse për këtë teori, megjithëse identiteti i mutacionit fillestar mbetet një mister. Deri më sot, "sytë e parë"me ngjyrë blu i përkasin një skelet 7,000-vjeçar që u zbulua në veri të Spanjës. Natyrisht, sytë ishin kalbur me kohë, megjithatë analizat gjenetike zbuluan se ato do të ishin shfaqur blu në ngjyrë.

Të këshilluara

Vendet ku burrat tradhtojnë më shumë gratë

Në bazë të dhënave të marra nga anketat dhe nga vendet e ndryshme, është bërë listëa e vendeve me partnerët e dashurisë që më së shumti tradhtojnë, shkruan “The...

20:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI