Flash

Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe të ftohurin!

Lapsi.al 15 January 2017
Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe të

Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit.

Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë përhapur shumë, sidomos për fëmijët, pasi këto trajtime natyrale nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike. E njëjta logjikë qëndron edhe për gratë shtatzëna. Gjatë stinës së dimrit, të gjithë mund të prekemi nga kolla, sidomos fëmijët. Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi që mund ekzistojë në fyt apo në mushkëri. Shumë herë kolla mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion në hundë ose në fyt.

Si ta trajtoni kollën pa ilaçe

– Hani rrush

Rrushi është një frut që ndihmon shumë për të luftuar kollën, pasi rrushi tonifiokon mushkëritë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe kollës. Një gotë lëng rrushi përziejeni me një lugë mjaltë për të lehtësuar kollën.

-Konsumoni qepë

  1. Përdorimi i qepës së gjallë është një perime shumë e rëndësishme për të luftuar kollën. Këshillohet të pihet lëngu i qepës. Një lugë lëng qepe duhet të përzihet me një lugë mjalt dhe të ruhet për 5 orë përpara konsumimit. Ky është një shurup i shkëlqyer kundër kollës dhe duhet të konsumohet dy here në ditë.
  2. Qepët janë të mira gjithashtu për largimin e sekrecioneve. Merni një qepë mesatare, futeni në blender dhe më pas shtoni lëngun e një limoni dhe një gotë me ujë të zier. Në fund hidhini një lugë mjalt. Ky trajtim përdoret 2-3 herë në ditë për qetësimin e kollës.

Çaj xhenxhefili kundër kollës

Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.

Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.

Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.

Xhenxhefili njihet si nga mjekësia kineze ashtu edhe nga ajo perëndimore se ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Kur keni probleme me të përzierat, aciditet të lartë në stomak, ndjenjë të shpeshtë urie, mund të konsumoni çaj xhenxhefili (zieni ujin me 50 gramë xhenxhefil) dhe ky çaj mund të eleminojë këto simptoma. Një fjalë tjetër e urtë popullore kineze për këtë bimë është se “nëse përgatisni xhenxhefil në shtëpi, mos u merakosni për sëmundjet e lehta.”

Specialistët këshillojnë gjithashtu lëngun e portokallit dhe të ujit të ngrohtë

Të gjitha frutat janë të këshillueshme veçanërisht mollët, dardhët, agrumet, ananasi, pjeshka dhe pjepri.

Gjithashtu nevojitet ngrënia e perimeve në avull, konsumi i supave dhe proteinave. Evitoni me çdo kusht konsumin e kafesë, produkteve të gatshme dhe të përpunuara, mishin e kuq, sheqerin, turshitë etj. Gjithashtu gjatë ditëve që keni kollë mos hani akullore, dhe mos konsumoni pije me gaz apo lëngje kutish.

Pini sa më shumë ujë të ngrohtë për të pastruar organizmin.

Të këshilluara

10 gjërat që mësoni vetëm duke udhëtuar!

Në këtë pikë, jemi të gjithë dakord; udhëtimet janë një nga përvojat më të gëzueshme të jetës. Të gjithë ata që udhëtojnë, nuk do të ishin njerëzit që janë, ...

23:03

Emrat më të përdorur në Shqipëri!(FOTO)

Ti vendosësh fëmijës një emër shqiptar tashmë ka dalë nga moda. Prindërit gjithnjë e më shumë parapëlqejnë emrat e huaj e duket se pak rëndësi po u kushtojnë...

23:01

Origjina e syve blu!

Çdo person me sy blu në planet e ka origjinën nga një evropian i vetëm i cili ka jetuar rreth 6000 deri 10.000 vjet më parë, i cili kishte zhvilluar një mutacio...

22:55

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI