Flash

Kjo është receta që i rrit flokët dy centimetra për një javë

Lapsi.al 28 November 2016
Kjo është receta që i rrit flokët dy centimetra për

Në kushte normale flokët rriten maksimalisht dy centimetra në muaj. Mirëpo nëse dëshironi që ta shpejtoni rritjen apo ato vazhdimisht ju pëlcasin, mund të bëni serumin për të cilin blogerja e modës Farah Dhukai thotë që bën mrekulli.
Asaj për vetëm një javë flokët i janë rritur dy centimetra! – transmeton Telegrafi.

Nëse flokët tuaj janë më cilësore, mund t’i rrisni madje edhe deri në katër centimetra!

E gjitha që ju duhet për këtë serum janë vaji i kungullit dhe vaji eterik i mentes dhe nanes.

Receta:

Përgatisni serumin në atë mënyrë që vaji i kungullit të jetë baza në të cilën do të shtoni vetëm disa pika vaj mente.

Ngroheni këtë përzierje në avull dhe pastaj të ngrohtë fërkojeni lëkurën e kokës, lehtë duke i bërë masazh.

Pastaj bëni flokët të lëpira, përdorni masazherin e kokës dhe përdorni sërish deri në shtatë minuta.

Ky është truk magjik, sepse shpejton qarkullimin e gjakut.

Kur të përfundoni, lani flokët menjëherë apo pasi të zgjoheni në mëngjes nga gjumi, varet nga dëshira juaj.

Serumin përdoreni çdo ditë gjatë një jave.

Vaji i kungullit përmban thartira yndyrore, vitaminë B dhe nutrienë të tjerë esencialë të nevojshëm për rritje të flokëve.

Vaji i mentës stimulon dhe rinon folikulat të cilat ndikojnë në rritjen e flokëve. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI