Flash

Çfarë do të thotë kur i dashuri juaj sheh femra të tjera

Lapsi.al 27 November 2016
Çfarë do të thotë kur i dashuri juaj sheh femra të

Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë dhe të kënaqen duke i shikuar, thotë këshilltari për lidhje Barry Van Rensburg.

Çfarëdo bukuroshe të mbajë për dore, pothuajse çdo mashkull gjithmonë vështron edhe ndonjë vajzë. Kjo thjesht u është në gjak.

Femrat mund të hidhërohen, mirëpo kjo pothuajse është reagim joinstinktiv, pas të cilit gjithmonë pasojnë debatet dhe grindjet.

Duke hulumtuar sjelljen e këtillë, shkencëtarët kanë ofruar argumentin, i cili çdo mashkulli do të mund t’i ndihmojë që të dalë nga kjo situatë.

Në të vërtetë, ata thonë që meshkujt nuk janë fajtor, sepse shikojnë femra të tjera, por kjo ndodh sepse me trurin e tyre udhëheqin hormonet.

Këshilltari për lidhje Barry Van Rensburg konstaton që sjellja e tillë është e natyrshme dhe vërtet nuk do të duhej të jetë shkas për grindje.

“Femrat janë të krijuara që meshkujt t’i shikojnë, dhe me këtë shikim kënaqen. Shikimi nuk është e thënë që patjetër të përfundojë me prekje. Lejoni këtë partnerit tuaj dhe nuk do të ketë problem”, thotë ai.

Nga ana tjetër, psikologia Margaret Woods dënon sjelljen e tillë.

“Sado që të jetë e bukur, secila femër do të lëndohej nga një sjellje e tillë e partnerit. Çështja është se a do të reagojë apo do të heshtë, mirëpo me siguri do të jetë e lënduar”, thotë Woods.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI