Të dukesh mahnitëse 24 orë në 7 ditë të javës kërkon shumë përpjekje. Për këtë arsye është për të ardhur keq nëse e gjithë përpjekja dhe puna juaj e madhe hidhet poshtë nga një gabim i vogël.
Prandaj, ne po ju ndihmojmë me disa këshilla në mënyrë që të evitoni 10 gabimet e zakonshme që femrat bëjnë në përpjekje për t’u dukur bukur.
-Përgatitjet e minutës së fundit
Një filxhan kafeje në dorë, një furçë flokësh në dorën tjetër dhe një pyetje në mendje: Çfarë duhet të vesh sot? Kjo është një situatë që na ndodh shpesh, por thjesht nuk mund të dukeni bukur në një situatë të tillë. Duhet të shmangni stresin në mënyrë që të vendosni lehtësisht se çfarë të vishni duke bërë përgatitjet që në darkë.

-Nëse nuk visheni sipas motit
E kemi fjalën për motin jo për stinën. Një fustan i shkurtër dhe i hollë nuk është zgjidhja e duhur në një ditë me shi. E rëndësishme është që të visheni me stil, por edhe ngrohtë.

-Veshja e duhur në vendin e duhur
Të veshësh taka të larta për të ecur në kalldrëm, ose një fustan mbrëmjeje për në zyrë, nuk do ta përmirësonte aspak pamjen tuaj. Mark dhe çmimi nuk është e rëndësishme në këto raste. Gjithmonë duhet të përshtatni kodin e veshjes me formatin e ngjarjes.

-Masa e gabuar
Me siguri që secila prej nesh ka një palë xhinse që shpreson se një dt do të mund t’i vesh. Por e rëndësishme është që të mos vishni rroba shumë të ngushta ose të lirshme, pasi janë të papërshtatshme për pamjen tuaj. Për më tepër do t’iu bëjnë të ndiheni në siklet.

-Detaje të vogla
Një pamje jo shumë e rregullt, një fije e dalë diku, ose qime të mbetura mbi rroba nga macja juaj. Ju mund t’i injoroni këto detaje pasi mendoni se nuk do të vihen re, por bëni mirë të mos i anashkaloni. Mbani me vete gjithmonë një garzë të vogël për pastrim, apo edhe një gjilpërë dhe fije për çdo rast emergjence. Duhet të shmangni edhe rrobat që zhubrosen lehtë.

-Mungesa e aksesorëve
Ju mund të dukeni shumë elegante edhe me xhinse dhe një pulovër. E gjitha varet nga aksesorët, por duhet t’i zgjidhni saktë. Mund të jetë një shall, një rrip apo bizhuteri.

-Materiale nën standardin
Pëlhurat sintetike mund të jenë të lira, por ato zhubrosen, e humbasin formën e tyre dhe bëhen pis shumë shpejt. Ne ju këshillojmë materiale të thurura me cilësi të lartë, nga pambuku, mëndafshi, leshi dhe xhinsi. Veshjet me këto materiale janë më të shtrenjta, por jo shumë. Me to do të dukeni më tërheqëse dhe më komode.

-Kombinimi i ngjyrave
Të zgjedhësh ngjyrën e duhur është përgjithësisht e ndërlikuar. Ngjyrat duhet të kombinohen mirë me njëra –tjetrën me të harmonizohen me ju. Nëse nuk keni kohë të studioni hollësi të tilla atëherë duhet të mbani mend: Nëse zgjidhni ngjyra të ndritshme, atëherë ngjyra duhet të jetë e ngopur, blu, korale, e kuqe dhe smerald. Nuk duhet të harroni edhe ngjyrat pastel si dhe klasiket, e bardhë dhe e zezë.

-Modelet dhe printimet
Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm në zgjedhjen e modeleve dhe printimeve. Leopardi mund të përcjellë fisnikërinë dhe egërsinë në një kombinim të dukur, dhe vulgaritetin në një kombinim të gabuar.

-Të brendshmet e duhura
Ju mund të thoni çfarë rëndësie ka kjo, askush nuk do t’i shohë ato. Por jo, çdo shqetësim që vjen nga të brendshmet do të ndikojë në pamjen tuaj të jashtme. E rëndësishme është që të ndiheni rehat me të brendshmet tuaja.
