Flash

Meshkujt që kanë pasur shumë të dashura rrezikohen nga ky lloj kanceri

Lapsi.al 23 November 2016
Meshkujt që kanë pasur shumë të dashura rrezikohen nga ky

Sa më shumë partnerë të seksit që njeriu ka, aq më shumë është i prirur që të preket nga zhvillimi i kancerit të prostatës, ka gjetur një studim.

Sipas studimit, duke filluar nga 2 e më shumë partnerë seksuale rreziku fillon të rritet ndërsa njerëzit me më shumë se shtatë partnerë seksuale në jetën e tyre ishin dy herë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës sesa ata me numër më të vogël të partnerëve.

Në të njëjtën kohë, njerëzit që janë seksualisht aktiv më herët, përsëri janë më të rrezikuar nga ky lloj i kancerit.

Aktivitetet seksuale dhe metabolizmi janë të lidhura me një hormon mashkullor seksi të quajtur antigjen. Ky hormon është i lidhur fort me fillimin e kancerit të prostatës.

Hulumtuesit besojnë se kjo rritje e rrezikut të zhvillimit të kancerit të prostatës mund të jetë për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në trupin e mashkullit.

“Sa më shumë partnerë dhe sa më të rinj që kemi pasur marrëdhënie seksuale, shënojnë një rritje në rrezikun e kancerit të prostatës”, është shprehur autori i studimit.

Përveç tyre, studimi gjeti se edhe obeziteti dhe historia e familjës (nëse dikush në familje ka pasur kancerin e prostatës), dërgojnë në një rritje të rrezikut të sëmundjes.

Është e rëndësishme për të identifikuar faktorët e rrezikut dhe të merrni hapa në përputhje me rrethanat. Konsultimi me kohë dhe mjekimi në kohë mund të kontrollojë dhe parandalojë rrezikun e sëmundjes.

Të këshilluara

Rënia e burrave!

Politikat aktuale gjinore po lënë në hije dhe injorojnë problemet me të cilat përballen sot meshkujt, kryesisht ata të rinj ...

20:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI