Flash

E vërteta për orgazmën, si e përjetojnë meshkujt dhe femrat

Lapsi.al 21 November 2016
E vërteta për orgazmën, si e përjetojnë meshkujt dhe

A janë vërtet dy gjëra të ndryshme?

Ka nga ata që thonë se orgazma është “si një teshtimë e gjatë, aty poshtë”. Dhe ky nuk është i vetmi mit absurd mbi kulminacionin e aktit seksual.

Nisur nga legjenda urbane se meshkujt dhe femrat e përjetojnë ndryshe orgazmën, prej vitesh po realizohen studime e sondazhe.

Që prej viteve ’80 u kuptua se efektet fizike të orgazmës tek burrat dhe tek gratë janë të njëjta: kontraktim i muskujve, ndjesi kënaqësie intensive dhe çlirim në nivele të larta i endorfinës (morfina natyrale e trupit).

Një tjetër studim u krye me një numër të madh meshkujsh dhe femrash, të cilëve iu kërkua të përshkruanin çfarë ndjenin gjatë orgazmës.

Si burrat, ashtu edhe gratë e përshkruan orgazmën me fjalë shumë të ngjashme, duke lënë të kuptohet se ndjenin të njëjtin përjetim.

Studiuesit britanikë kanë analizuar edhe parametrat fizike tek meshkujt dhe femrat, duke arritur në përfundimin se tek të dyja palët tensioni dhe rrahjet e zemrës ishin në të njëjtat nivele.

Gjithashtu tek të dy çlirohen nivele të ngjashme të oksitoksinës, hormoni që krijon ndjenja afrimiteti dhe dashurie me personin tjetër.

Të vetmet ndryshime që vërehen janë në kohëzgjatjen e orgazmës dhe nivelin e lëngjeve që dalin nga trupi.

Pra, meshkujt nuk vijnë nga Marsi dhe gratë nuk kanë ardhur nga Afërdita, siç thuhet në kësi rastesh.

Burimi: Elite Daily

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI