Flash

Ta lexojë çdo femër që kërkon të zbulojë të fshehtat e partnerit

Lapsi.al 19 November 2016
Ta lexojë çdo femër që kërkon të zbulojë

Njohja e psikologjisë mashkullore mbase është njëra ndër gjërat më misterioze të cilat femrat dëshirojnë t’i dinë. Meshkujt thonë që femrat është e vështirë t’i kuptosh, gjë që mbase edhe është ashtu. Mirëpo, është fakt që edhe meshkujt ndonjëherë është e vështirë t’i deshifrosh. Mbase do t’ju ndihmojnë këshillat në vijim.

Ofroni përkrahje

Gjëja kryesore në psikologjinë e mashkullit është nevoja e tij që të mos i lëndohet egoja. Mashkulli dëshiron të dijë që mirë po e bën punën dhe që e ka përkrahjen tuaj. Nuk ka nevojë ta teproni, mirëpo nëse i bëni komplimente herë pas herë nuk do të ishte keq.

Zbuloni se cili është shkaku i motivimit

Me çka kënaqet mashkulli juaj? A i adhuron veturat sportive? Sa është i rëndësishëm futbolli në jetën e tij? A është gjahtar i flaktë? Mësoni gjërat e vogla për mashkullin tuaj, siç është ajo se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen. Nëse tregoni interesim për aktivitetet e tij, do t’i ndihmoni që të jetë i hapur me ju dhe do t’ju lejojë që të hyni në psikologjinë e tij.

Kuptojeni se edhe meshkujt kanë emocione

Bëjani me dije që është në rregull të jetë i pikëlluar dhe i shqetësuar. Pos kësaj, është me rëndësi edhe që ta dini që një numër i madh meshkujsh shfaq pikëllimin e tij nëpërmjet frustrimit apo hidhërimit, sepse përpiqen që në të gjitha situatat të duken sa më shumë “macho”.

Tregoni mirëkuptim

Kuptojeni këtë pjesë të psikologjisë së mashkullit: meshkujt nuk dinë gjithmonë se si ta thonë atë që mendojnë apo e ndiejnë. Prandaj, shumë shpesh përpjekja që të përmirësohet ajo që tashmë është thënë vetëm sa e përkeqëson tërë situatën.

Bëhuni të sinqerta

Nëse dëshironi që ai të jetë i sinqertë me ju, atëherë është e nevojshme që edhe ju të jeni e sinqertë. Sinqeriteti është gjë shumë e rëndësishme për çdo çift. Sinqeriteti mund të çojë në lidhje më të thellë, më të kënaqshme. Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI