Flash

Sot është Dita Botërore e WC-së

Lapsi.al 19 November 2016
Sot është Dita Botërore e WC-së

Ashtu si çdo herë, edhe këtë vit më 19 nëntor, Organizata e Kombeve të Bashkuara mban Ditën Botërore të Tualetit, një ditë që shfrytëzohet për të dhënë mesazhe sensibilizuese për një higjienë sa më të mirë.

Në të gjithë globin, rreth 2.5 miliardë njerëz përdorin tualete jashtë çdo standardi dhe më shumë se 1 miliard përdorin ambientet e hapura për nevojat e tyre.

Nga 4 miliardë raste me diarre në vit, më shumë se 2 milionë përfundojnë me vdekje, shumica fëmijë. Kjo është më shumë se sa numri i vdekjeve nga AIDS-si dhe malaria së bashku.

Në Indi, ku rreth 550 milionë njerëz përdorin vendet e hapura për jashtshqitje, 45% e fëmijëve janë të prekur nga infeksione që kanë si shkak mungesën e higjienës.

Në shumicën e rasteve, mungojnë kanalizimet dhe njerëzit vuajnë për ujë të pastër, jo vetëm për higjienë, por edhe për të pirë.

Sipas studimeve të vetë organizmave të OKB-së, thuhet se mungesa e tualeteve dhe marrja e sëmundjeve të ndryshme nga ky shkak bënë që shumica e fëmijëve indianë të mos zhvillohen fizikisht dhe të mbesin shumë të shkurtër.

“Njerëzit atje nuk përdorin ndonjë formë tualeti, ata shkojnë nëpër fusha, nëpër gropa ose nëpër hekurudha”, tha Thorsten Kiefer, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Wash United”, një OJQ gjermane që ka si synim që të përmirësojë këtë fenomen.

Gjithashtu edhe në Afrikën sub-Sahariane, ekspertët e OKB-së vlerësojnë se një e katërta e popullsisë përdor vendet e hapura për procesin e jashtëshqitjes, kryesisht në zonat rurale.

Urbanizimi rriti qasjen në tualetet moderne, por rritja e numrit të popullsisë solli edhe shtimin e sëmundjeve që transmetohen e merren nga tualetet, kryesisht publike.

Në këtë ditë, OKB-ja dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë ndërmarrë fushata për zbutjen sadopak të fenomenit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI