Flash

Çfarë do të thotë nëse ajo qan pas seksit

Lapsi.al 25 November 2016
Çfarë do të thotë nëse ajo qan pas seksit

Ja shkaktari më i besueshëm i asaj që do të duhej të bëni në situatë të tillë.

Kur është femra lakuriq në krevatin tuaj, dëshironi njërin nga dy opsionet: që jetë e eksituar apo të jetë e kënaqur.

E po, çfarë të bëni nëse qan?

Hulumtimi i bërë në Australi ka treguar që kjo nuk është përvojë aq e rrallë.

Pothuajse çdo e dyta femër ndonjëherë pas seksit ndien pikëllim të pashpjegueshëm, ka treguar studimi.

Shkencëtarët këtë gjendje e kanë quajtur disfori postkoitale (përgjithësisht, disforia është formë e butë e çrregullimit depresiv, e cila është e kundërt nga euforia).

Kjo gjendje mund të ketë manifestime të ndryshme, nga ndjenja e pashpjegueshme e pakënaqësisë e cila femrën e përshkon pas seksit, deri te qarja e pangushëllueshme.

Sipas disa hulumtuesve, përshkruhet se nervozizmi dhe aftësia për të qarë pas seksit ndodh për shkak të korelacionit të dobët midis abuzimit seksual në fëmijëri.

Mirëpo, ekziston edhe lajmi i mirë: ajo qarje nuk ka bash kurrfarë lidhjeje me partnerin e femrës për të cilin është fjala.

Femrat të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, kanë qenë të sakta në konstatimin që ndjenjat të cilat i përshkojnë në atë moment janë “të pashpjegueshme”, kështu që nuk është e mundshme në asnjë mënyrë të lidhen me mashkullin me të cilin janë në lidhje.

Madje as edhe nëse është fjala për dashnorin posaçërisht jo të shkathët. Ndonjëherë është fjala vetëm për përgjigje biologjike ndaj seksit.

Nëse qarja pas seksit ju ndodh në bazë të rregullt, ekspertët bien dakord rreth kësaj: shpjegoni partnerit tuaj se është diçka që ndodh pas seksit dhe nuk ka të bëjë fare me ta gjatë performancës në intimitet. /Telegrafi/

c

dscf5184-3156

Të këshilluara

Rënia e burrave!

Politikat aktuale gjinore po lënë në hije dhe injorojnë problemet me të cilat përballen sot meshkujt, kryesisht ata të rinj ...

20:58

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI