Flash

Ç'do të thotë një natë e kaluar pa seks. Shikoni pasojat

Lapsi.al 26 October 2016
Ç'do të thotë një natë e kaluar pa seks. Shikoni

Nëse dëshironi të jeni në formë, të keni një gjumë të rregullt dhe të ndjeheni të relaksuar, atëherë kjo është një mënyrë shumë e lehtë dhe argëtuese që do t’ju ndihmojë.

Seksi është ilaçi më i mirë për gjumë

Nuk kanë thënë kot “Ilaçi më i mirë i gjumit është seksi”. Orgazma gjatë seksit ju qetëson si psiqikisht ashtu edhe fizikisht dhe ju mundëson të bëni një gjumë të qetë. Është fakt që seksi i natës ndikon pozitivisht tek personat që kanë probleme me gjumin e natës. Këta në krahasim me çiftet që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale para gjumit, bëjnë një gjumë më të thellë dhe më të qetë.

Është sporti më argëtues

Përveç kësaj, çiftet të cilat merren me sport për rregullimin e qarkullimit të gjakut, mund ta zëvendësojnë atë me seks para gjumit. Përderisa me sport ju e aktivizoni një pjesë të trupit, me seks aktivizohet cdo pjesë e mundshme e trupit tuaj. Kështu organet punojnë në mënyrë më efikase dhe përshpejtohet rinovimi i qelizave. Rrahjet e shpeshta të zemrës e rrisin sasinë e oksigjenit dhe të gjakut teksa shpërndahen në tru dhe në inde. Kjo do të thotë një performancë më të mirë mendore. Nëse seksi para gjumit bëhet në mënyrë te rregullt, performanca juaj mendore shtohet rregullisht.

Mbajeni vijën e trupit tuaj përmes seksit

Një avantazh tjetër i seksit para gjumit është se i ndihmon çiftet ta mbajnë formën e tyre. Pasi seksi nuk është diçka individuale dhe me ekuilibër siç janë sporti dhe ushqimi i shëndetshëm, është i përkryer për individët të cilët kanë vështirësi në këto lami.

Djeg 150 kalori në 30 minuta

Sipas hulumtimeve, 30 minuta seks të pasionuar djeg 150 kalori. Përveç kësaj, seksi para gjumit e korrigjon boshtin e kurrizit dhe kështu ndikon pozitivisht në qëndrimin tuaj. Lëvizjet ritmike që krijohen gjatë seksit në pjesën e poshtme të belit, ndikojnë mirë në muskujt e shpinës dhe në boshtin e kurrizit./mapo/

 

Të këshilluara

Mos flini sot pa bërë seks

Nëse dëshironi të jeni në formë, të keni një gjumë të rregullt dhe të ndjeheni të relaksuar, atëher&...

10:23

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI