Flash

Këto janë 6 këshilla për një Halloween të sigurt për fëmijët

Lapsi.al 24 October 2016
Këto janë 6 këshilla për një Halloween të sigurt

Festa e Halloween prej vitesh festohet edhe në Shqipëri. Banketet me ushqime dhe ëmbëlsira; make up-i i përdorur apo dhe veshjet me personazhet e preferuara, jo pak herë lenë shkas për shqetësime si alergjitë ushqimore apo komplikacione të tjera tek të rriturit dhe sidomos tek fëmijët.

 

Këtu do të gjeni disa këshilla që mund të qetësojnë sadopak shqetësimin e prindërve dhe ndihmojnë fëmijët me alergji ushqimore ose azma që të shijojnë festën.

 

Në vitet e fundit, edhe në vendin tonë, nata e Halloween po bëhet traditë. Por për fëmijët me azem apo alergji të ndryshme, si dhe për prindërit e tyre, mund të jetë vërtet e frikshme, nëse nuk merren masa apo nëse nuk ndiqen këshillat e alergologut.

 

Është e rëndësishme që prindërit dhe fëmijët, gjatë përgatitjeve për aktivitetin, të kenë parasysh disa këshilla të vlefshme. Kjo bën të mundur që fëmijët të shijojnë ditën dhe të mos u shfaqet as kriza azmatike dhe as një reaksion alergjik i mundshëm.

 

Për të ndihmuar prindërit po ju japim disa këshilla, që për disa mund të jetë thjesht një rikujtim:

 

- Maskat mund të jenë të frikshme. Për fëmijët me azma përpiquni të gjeni një kostum që nuk kërkon maskë. Nëse fëmija insiston që kostumi të ketë një të tillë, atëherë ajo të mos jetë e ngushtë, të mos jetë e puthitur mirë pas fytyrës dhe të mos jetë pengesë për frymëmarrjen.

 

- “Tualeti” (makeup-i) i përdorur për Halloween mund të shkaktojë reaksione alergjike. Prandaj përdorni vetëm produkte të cilësisë së mirë, hipoalergjike, por çfarë është dhe më e rëndësishme provojeni më parë produktin në një sipërfaqe të vogël të lëkurës për të parë nëse ekziston mundësia e një reaksioni alergjik.

 

- Eleminoni vizitat e fëmijëve në fqinjët apo të afërmit, të pashoqëruara nga ju prindër, por zgjidhni aktivitete të tjera, më pak të rrezikshme si lojra të ndryshme, filma apo të organizoni festa me ëmbëlsira dhe pije të sigurta.

 

- Jini të përgatitur për situatë urgjencë. Mos harroni të keni gjithmonë më vete Epipenin dhe numrin e urgjencës. Fëmijët me azma duhet të marrin terapinë e përditshme dhe të kenë gjithmonë me vete Ventolinen.

 

- Kontrolloni ëmbëlsirat. Përpara se fëmijët të konsumojnë ato që iu kanë dhënë për festë, prindërit duhet të hedhin çdo produkt të paetiketuar apo të pasigurt. Tregojuni fëmijëve me alergji se cilat janë gjërat që ata mund të hanë dhe cilat jo. Prindërit mund të çojnë paraprakisht nëpër fqinjët apo të afërmit produkte të sigurta për fëmijët e tyre.

 

- Mos u jepni fëmijëve ushqime për dhurata. Për të qenë më të sigurt dhe për të rritur përkujdesjen ndaj fëmijëve alergjike, mbase është mirë që në derën kryesore të shtëpisë të vendosni një kungull të pikturuar ku të tregoni që produktet ushqimore nuk janë pjesë e dhuratave tuaja për festën.

 

Dr. Ornela Marko

Alergologe dhe Imunologe klinike

Spitali Amerikan 2

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI