Flash

Shenja juaj e horoskopit tregon sa tradhtoni

Lapsi.al 21 October 2016
Shenja juaj e horoskopit tregon sa tradhtoni

Kur vjen puna te tradhtia, të gjithë dorëzohen. I kanë gjithnjë veshët e ngritur, për të mësuar apo imagjinuar gjëra të paqëna. Mirëpo, aludimet nuk janë gjithnjë të kota, edhe tradhtia është shenjë e karakterit, për të cilën yjet kanë parashikimet e tyre.

 

Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa është tradhtare shenja përkatëse nga 0 në 10. Paçi fat!

 

Dashi- Nuk është kjo shenja më tradhtare! Ndonjëherë e tepron me komplimentet ndaj të tjerave, por vetëm sepse i pëlqen të flirtojë. Në fund ama, nuk ndodh asgjë. (4)

 

Demi- Mos i beso një Demi që kërkon të bëhet i mirë, duke të përkëdhelur me dhurata. Po fsheh diçka! (8)

 

Binjakët- Është shenjë gënjeshtare dhe nuk mendon për pasojat, ndaj kini kujdes se tradhton shpesh dhe me dëshirë. (10)

 

Gaforrja- Do të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes, prandaj nëse nuk është mund të bëjë gjithçka. Tregoni vëmendje ose pranoni pasojat! Nga 5 në 10.

 

Luani- Nëse tradhton e bën sepse është i zemëruar. Mos e bëj të ndihet i tillë, sepse do të të bëjë të qash. (5)

 

Virgjëresha- Ka sens praktik dhe mendon gjithmonë për pasojat e veprimeve. Është dembele, prandaj edhe qëndron larg tradhtive. (3)

 

Peshorja- Tradhtia e Peshores shfaqet pothuajse gjithmonë si formë testimi ndaj partnerit, por asnjëherë nuk kalon në veprime konkrete. (4)

 

Akrepi- Rrëmbehet nga pasionet e reja, vetëm për arsyen se jeta e përditshme e mërzit. Mund të tradhtojë kur e pushton dëshira. Nga 0 në 10.

 

Shigjetari- E mërzit përditshmëria. Shigjetari mund të shkojë në krevat me dikë që nuk e njeh, dhe të nesërmen është në gjendje të harrojë gjithçka. (9)

 

Bricjapi- Nëse është i dashuruar mund të përmbahet. Nëse nuk është mos ki besim asnjëherë! (4)

 

Ujori- Lëre në lirinë e tij dhe gjithçka do të shkojë mirë. Nëse nuk e bën, do të dijë ta prishë marrëdhënien prej ndjesisë së mbytjes. (6)

 

Peshqit- E vret gjatë mendjen, përpara se të tradhtojë. Nëse të tradhton, më pas pendohet shumë, prandaj mendohet gjatë. (3)

Të këshilluara

Si të jeni “miq për seks”?

Të gjithë e kemi parë filmin hit të vitit 2011, “Friends with benefits” dhe e kemi menduar të paktën një herë...

14:23

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI