Flash

A janë normale fantazitë e çmendura në seks

Lapsi.al 25 October 2016
A janë normale fantazitë e çmendura në seks

Pjesës më të madhe të qenieve njerëzore u ndodh që në një moment të ditës të fantazojnë për një person që u pëlqen, ose thjesht të kenë një fantazi seksuale, pavarësisht sa e mundshme është kjo.

Sipas një studimi të bërë në Kanada me 1500 meshkuj dhe femra, meshkujt shpesh fantazojnë për lidhje jashtëmartesore.

Femrat, gjithashtu fantazojnë, por pa dashur që fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet.

Për sa u përket “devijimeve”, kërkuesit thonë se është normale që meshkujt të kenë fantazi seksuale më shumë se një femër. Profesor Joyal, drejtuesi i këtij studimi në Montreal, tha se kishte më shumë fantazi të zakonshme sesa fantazi “të çuditshme”.

“Shumë persona fantazojnë gjëra që mund të përkufizohen të çuditshme, apo jashtë normales, por nga kërkimi i bërë rezultoi që pjesa më e madhe e njerëzve kishin fantazi normale. Në të kundërtën nga meshkujt, femrat nuk do të dëshironin që fantazitë e tyre të bëheshin realitet”, - tha Joyal.

Ai shtoi se “femrat përgjithësisht fantazojnë për partnerin e tyre dhe shumë rrallë për partnerë të tjerë, ndërsa meshkujt përgjithësisht kanë tendencën që të imagjinojnë lidhje jashtëmartesore”.

Pjesa më e madhe e femrave të intervistuara, 60% imagjinonin që të lidheshin nga partnerët e tyre, ndërsa kryenin marrëdhënie seksuale.

Ndërsa, meshkujt imagjinonin të shkonin në shtrat me dy femra njëkohësisht.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI