Flash

A mund të jetë ai ‘miku’ shumë i madh?

Lapsi.al 24 September 2015
A mund të jetë ai ‘miku’ shumë i madh?

Para disa kohësh u raportua se njeriu me penisin më të gjatë në botë, Johan Falcon, ka vendosur ta dorëzojë organin e tij tek një muze i specializuar. Kjo do ndodhë kur ai të vdesë.

Penisi i tij shkon në 34 centimetra gjatë ereksionit. Por a ka një penis që është shumë i madh?

 

Urologu gjerman Tobias Pottek u përgjigjet disa pyetjeve.

 

A keni pasur pacientë që vuajnë nga penisi i stërmadh?

Jo, gjatë karrierës time nuk ka pasur kurrë një rast të tillë. Unë punoj në një qytet të madh si Hamburgu dhe trajtoj njerëz nga etni të ndryshme. Natyrisht ka diferenca në madhësi, por nuk ka pasur kurrë një rast që dikush të ankohet nga problemet me penisin e madh.

 

Po me partneret e tyre?

Edhe në këtë rast, pacientët e mi kurrë nuk kanë raportuar probleme seksuale. Duhet të keni parasysh se abdomeni i grave është i tillë që lind një fëmijë, vagina është gjithmonë elastike.

 

Nga varet madhësia e penisit?

Varet nga madhësia e trupit, trashëgimia gjenetike, prejardhja, pra është pak a shumë e paracaktuar.

 

Po me ekstremin tjetër, meshkujt që e kanë penisin e vogël?

Pacientë të tillë kemi shpesh. Zakonisht penisi zmadhohet, por ky është një operacion i komplikuar dhe i rrezikshëm. Ne nuk e rekomandojmë. Është e mundur që penisi të zgjatet me një pajisje mjekësore, një procedurë që zgjat një vit. Megjithatë fitohen shumë pak centimetra, që në disa raste mund të jenë edhe vendimtare.

 

Shumë pacientë unë i referoj tek psikologu, pasi shpesh penisi perceptohet si i vogël subjektivisht, edhe nëse është mesatar./

Të këshilluara

Miss Italia ka bibilush (foto)

Miss Italia, Alice Sabatini është mbretëresha e gafave. Sa herë flet ajo bën nga një të tillë. Të parën e l&eu...

17:37

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI