Flash

Ja cilat janë aksidentet më të shpeshta gjatë seksit

Lapsi.al 23 September 2015
Ja cilat janë aksidentet më të shpeshta gjatë seksit

Lajmi se një person dëgjoi penisin duke iu thyer, ndërsa bënte seks, ka bërë xhiron e botës. Por cilët janë aksidentet më të shpeshta seksuale?

Urologu Tobia Pottek jep shpjegimet e mëposhtme:

Vendi i parë: Çarja e lafshës së penisit
Për shumë njerëz, lëkura tek maja e penisit është shumë e shkurtër. Gjatë ereksionit, ajo tërhiqet shumë. Gjatë lëvizjeve të shpeshta gjatë seksit, lëkura mund të çahet. Rezultati: gjakderdhje dhe dhimbje e tmerrshme. Një këshillë është që të përdorni gishtat për të shtypur arterien. Në rast se nuk funksionon, urgjent në spital.

Vendi i dytë: Thyerja e penisit
Thyerja ose ruptura e penisit vjen kryesisht për shkak të problemeve me ereksionin ose kur bie ngacmimi kryesor seksual dhe zvogëlohet rrjedhja e gjakut. Dhimbja është e tmerrshme. Ndodh kryesisht kur femra është sipër jush. Disa mund të dëgjojnë zhurmën e thyerjes. Pasojat: penisi enjtet dhe bëhet si një patëllxhan. Është e rëndësishme që penisi të operohet brenda gjashtë orëve nga ngjarja ose do ketë pasoja shumë të rënda deri në impotencë. Kur të shkoni në spital, kërkoni vetëm urologun.

Vendi i tretë: Përdredhja e testikujve
Kështu quhet ajo që ndodh kur testikujt përdridhen rreth pjesës që bashkon qeskën e tyre me penisin. Pasojat janë shumë të rënda sepse pengohet qarkullimi i gjakut. E rëndësishme është që të bëheni operacion brenda gjashtë orëve, ndryshe testikujt vdesin përgjithmonë.

Vendi i katërt: Shpërthimi i testikujve
Nëse testikujt kapen në seks mes kockave të legenit të femrës apo mashkullit, mund të shpërthejnë. Operacion urgjent.

Vendi i pestë: Gjakderdhje e shkaktuar nga trupat e huaja
Kur rritet dëshira seksuale, njerëzit mund të përdorin edhe objekte në anus apo vaginë. Në rast se nis gjakderdhja, mos tentoni kurrë që t’i hiqni me dorë, por shkoni në spitalin më të afërt./

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI