Flash

Tri mënyra për të kuptuar nëse dashuria jote është e pastër

Lapsi.al 23 September 2015
Tri mënyra për të kuptuar nëse dashuria jote është

Shqetësimi më i madh në një marrëdhënie, shpesh është sa na do tjetri dhe a na do me të vërtetë, thellësisht, si e thotë me fjalë, por është edhe një situatë tjetër.

Ne vendosim veten dhe ndjenjat në dyshim. Jemi të bindur që e duam tjetrin, por a e duam pa asnjë interes, pa asnjë llogari. A duam atë dhe jo jetën që jemi mësuar të bëjmë me të?

Për ta kuptuar, provo nëse janë të vërteta për ty këto tre ndjenja.

E do tjetrin si njeri, pastaj si mikun më të afërt, partner dhe anëtar familjeje
Ti ia njeh potencialin dhe mirësinë. Nuk e sheh sikur është prona jote dhe as me frikë. Ti e sheh dhe ndihesh e sigurt sikur sheh gjyshërit e tu.

Sakrfikon për të në mënyrë krejt joegoiste
Sa kohë ai është i lumtur, ti je e lumtur, edhe nëse ai nuk është me ty. Nuk do e kesh kurrë zili për marrëdhënien e re sepse nuk ka arsye, shkruan revista class. Ju nuk mund të ishit bashkë, prandaj ai duhet të jetojë jetën e vet.

Kthehesh te ai, pavarësisht gjithçkaje
Pavarësisht ku jeni, apo sa kohë keni pa u parë, gjithmonë do kthehesh te ai. Nëse ai do të telefononte ndonjëherë, ti do shkoje gjithmonë. Do jetë gjithmonë dikush që do e dojë atë atje tej. Ti nuk do e braktisësh kurrë. Do i japësh hapësirën të rritet në jetë, por do jesh gjithmonë atje. Jo duke e pritur pa jetuar, por duke e dashur vetë.

Dashuria nuk është thjesht një pëlqim. Është shumë më tepër sesa një emocion i menjëhershëm. Dashura është ndjenja pafundësisht e fortë për dikë. Ti do e kesh atë me vete për gjithë pjesën tjetër të jetës.

Dikush nuk ndien kaq fort. Por kushdo ka mënyrën e vet të të dashuruarit. Dhe disa njerëz nuk do hiqnin dorë nga e mira dhe e keqja që vjen me këtë forcë të ndjenjave. Nuk do shkëmbenin asgjë me humbjen dhe dhembjen që vjen kur i do dhe interesohesh me shpirt për njerëzit. Ata nuk pendohen për dashurinë e pastër. Nëpërmjet saj kuptojnë kush janë. /Telegrafi

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI