Flash

Seksi të bën të zgjuar? Pesë fakte kurioze

Lapsi.al 18 September 2015
Seksi të bën të zgjuar? Pesë fakte kurioze

Me mijëra studime janë bërë për këtë temë. Por cilat janë faktet më interesante për seksin?

Ka gjithmonë shumë mite dhe të vërteta rreth seksit.

 

Seksi të bën inteligjent

Shkencëtarët e Universitetit të Merilendit në SHBA dhe Universitetit të Konkukit në Seul të Koresë së Jugut kanë zbuluar se aktiviteti seksual tek kaviet rrit aftësinë mendore. Po ashtu prodhohen edhe neurone si efekt anësor në atë pjesë të trurit, që është përgjegjëse për kujtesën afatgjatë.

 

Megjithatë inteligjentët bëjnë më pak seks

Studimet kanë zbuluar se përgjithësisht adoleshentët më të zgjuar bëjnë seks më vonë se moshatarët e tyre. Kështu thuhet të paktën në një studim të Universitetit të Pensilvanisë në SHBA. Megjithatë të tjera studime arrijnë në përfundimin se nuk janë më të zgjuarit apo ata më pak të zgjuar që bëjnë më shumë seks, por ata që kanë një koeficent mesatar inteligjence.

 

Gratë me shumë testosteron preferojnë vibratorin në vend të burrit

Universiteti i Miçiganit në SHBA ka pyetur një grup grash sa herë masturbohen, bëjnë seks dhe sa cila prej tyre dominon. Të dhënat tregojnë se gratë me nivel më të lartë testosteroni kanë dëshirë më të madhe për masturbim. Përveç kësaj, ata kanë më pak dëshirë për të fjetur me partnerin për shkak se kjo lidhet me faktin se gratë me shumë testosteron kanë edhe shumë stres.

 

Gratë me legen të madh kanë më shumë partnerë seksualë

Në këtë përfundim arrin një studim i Universiteti të Lidsit në Britani. Shkencëtarët thonë se gratë që e kanë legenin e madh kanë më shumë partnerë seksualë dhe aventura ‘seks për një natë’ se ato me legen të vogël.

 

Meshkujt preferojnë t’ia marrin vetes në gojë

Që meshkujt e pëlqejnë shumë seksin oral, kjo dihet. Por ata duket se e pëlqejnë në atë masë, sa një në katër thotë se ka tentuar që t’ia marrë vetes në gojë. Kështu thuhet në një studim të publikuar në librin “Fakte të pabesueshme për seksin”./

Të këshilluara

Çfarë ndodh pasi vdesim?

Ne mund të mendojmë se është e pamundur të dimë. Por disa njerëz mund të kenë përgjigje për kët&e...

08:11

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI