Flash

Si ta bëni vaginën që të jetë gjithmonë e lumtur

Lapsi.al 16 September 2015
Si ta bëni vaginën që të jetë gjithmonë e lumtur

Është shumë me rëndësi që këtë të mos e injoroni, sepse kur vagjina jote nuk është e lumtur, nuk je as ti!

6 gjëra të cilat menjëherë mund t’i fillosh t’i bësh për ‘zogun” tënd:

1. Ushtrimet 
Ato forcojnë muskujt vagjinalë, andaj vetvetiu bëjnë të mundur kënaqësinë më të madhe në seks, orgazëm më intensiv dhe pengojnë papërmbajtjen në vitet e plakjes, transmeton Telegrafi. Femrat të cilat në mënyrë të rregullt praktikojnë ushtrimet Kegel, kanë qarkullim më të madh të gjakut në regjionin e legenit, që rezulton me shëndet më të mirë seksual dhe përvojë të plotë seksuale.

2. Rrobat e brendshme të pambukta 
Fijet sintetike nuk i lejojnë vagjinës suaj të ajroset, mbajnë lagështinë dhe shkaktojnë infeksione. Veshja e pambukut i mundëson lëkurës të merr frymë. Për dallim nga pambuku, materialet sintetike parandalojnë qarkullimin e ajrit, e rrisin lagështinë dhe në këtë mënyrë shkaktojnë ambient ideal për zhvillimin e baktereve. Gjithashtu, rrobat e pambukta mund të lahen në temperatura më të larta sesa ato sintetike.

3. Vetëkënaqja 
Nëse nuk di se si ta kënaqësh veten, si pret pra që të arrijë t’ju kënaqë dikush tjetër? Përfitimi më i spikatur është se me të ndjehemi mirë. Masturbimi ju ndihmon të njihni më mirë trupin dhe shërben si një zgjidhje shumë e mirë seksuale.

4. Eliminoji banjat toksike 
Sapunët dhe banjat mund të irritojnë mukozën. Prandaj përpiqu të përdorësh prodhime organike, apo mbase ato të cilat kanë më së paku shtojca artificiale, ngjyra dhe aroma. Nëse vaginën tuaj e pastroni shumë shpesh, mund të shkatërroni ambientin natyral si dhe bakteret të cilat e mbrojnë nga infeksionet.

5. Përdor prodhime cilësore 
Për të njëjtin shkak do të duhej t’i kushtosh kujdes edhe cilësisë së detergjentit të cilin e përdor për larje të rrobave të brendshme. Përpiqu të gjesh ndonjë sa më natyral. Njësoj vlen edhe për lubrifikantët.

6. Seks-lodrat 
Falë këtyre lodrave jo vetëm që do të arrini thjeshtë një orgazëm, por do të përfitoni orgazëm më të mirë të jetës tuaj. Por, një numër i madh i lodrave të seksit janë të ndërtuara nga materiali PVC dhe nga materiale të tjera toksike. Mund të shkaktojnë vërtet infeksione të pakëndshme dhe sëmundje serioze.

Fillo që sot të kujdesesh për vagjinën tënde. Sa më parë që të fillosh, shanset janë më të mëdha që ajo sa më gjatë të jetë e shëndetshme dhe e lumtur, mu sikur edhe ti.
 

Të këshilluara

Çfarë ndodh pasi vdesim?

Ne mund të mendojmë se është e pamundur të dimë. Por disa njerëz mund të kenë përgjigje për kët&e...

08:11

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI