Flash

Statistikat 2015/ Të vdekur nga selfiet më shumë se nga sulmet e peshkaqenëve

Lapsi.al 23 September 2015
Statistikat 2015/ Të vdekur nga selfiet më shumë se nga sulmet e

Selfiet shkaktojnë më shumë të vdekur se sulmet e peshkaqenëve. Duket absurde, por është kështu. Vetëfotografimi është një modë e telefonave smartfone që tashmë kanë pushtuar tregun. Pothuajse asnjëri nuk i reziston idesë që në vende apo situata të ndryshme të bëjë një foto të vetvetes, por kjo në disa raste ka qëlluar të jetë e rrezikshme, madje vdekjeprurëse.

Sipas një statistike të publikuar në disa gazeta amerikane, sulmet nga peshkaqenët kanë vrarë në vitin 2015 vetëm 8 persona ndërsa nga selfiet kanë vdekur 12. Lajmi jepet nga portali amerikan "mashable.com". Duken numra të vegjël, por ta mendosh mirë që 12 persona nuk jetojnë më për shkak të një fotoje, kjo është e tmerrshme, citon lapsi.al.

Rastet më të rënda janë ato të tre djemve indianë që provuan të bënin një selfie me trenin që po drejtohej drejt tyre, apo ajo e një vajze që u kacavirr në çatinë e trenit për të bërë një selfie në lëvizje. Kur ngriti këmbët sipër preku tek kabot e tensionit të lartë duke i kaluar në trup një rrymë 27 mijë volt. Nuk mbetet mënjanë as i riu spanjoll që humbi jetën për shkak se po përpiqej të bënte një foto në vrap e sipër kur po ndiqej nga një dem. Rasti i fundit flagrant ishte ai i një të riu japonez që në fillim të shtatorit ra nga çatia e tash Mahal në Indi, një hap pas e pasuar nga një rënie nga lartësia.

Madje në SHBA, disa parqe natyrale u mbyllën sepse pesona të ndryshmë tentonin të bënin selfie me arinjtë. /lapsi.al/

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI